lifestyle

Omicron njëlloj si gripi ? Mjeku i njohur bën apelin e fortë: Kjo tezë është shumë e gabuar

Mendësia se “Omicron” është grip cilësohet si një tjetër arsye veç transmetueshmërisë së lartë  të virusit që po kontribuon në shtimin me shpejtësi të numrit të të infektuarve në vend.

Pneumologu Ardian Jorgji mendon se kjo është teze e gabuar dhe shpjegon se përgjigja ndaj sëmundjes është individuale.

Të lidhura

None found

“Shumë e gabuar, një tezë e tillë ka kontribuar dhe në shtimin e rasteve, njerëzit kanë ulur vigjilencën dhe përkujdesjen për vete dhe të tjerët.

Dhe shenja të thjeshta si rrufë, kollë, temperaturë e lartë për disa ditë tek pacientë me probleme shoqëruese mund të jenë dhe fatale”, shprehet Jorgji.

Situata bëhet më e vështirë kur në qarkullim është dhe “Delta”, gripi dhe viroza të tjera të stinës.

“Nga ana klinike mbivendosje infeksionesh shoh plot”.

Të infektuarit ditor kanë arritur dhe në 2800 persona, por mjeku pneumolog mendon se janë më shumë se kaq. Jep disa arsye dhe bën thirrje për kujdes të shtuar.

“Asimptomatikët  dhe ata me shenja minimale që nuk ekzaminohen, ata që ekzaminohen dhe testet iu dalin negativ, por kanë Covid, bëjnë simptomatikë, por nuk  besojnë te Covid, prandaj numri duhet të jetë më i lartë dhe duhet  kujdes i madh”.

Por kur sipas pneumologut  Ardian Jorgji pritet një përmirësim i situatës epidemiologjike në vend?

‘Deri tani mund të themi  se i ngrohti ndikon në agresivitet dhe infektueshmëri. Mendoj se për dy tre jave presim sërish rritje, më pas shpresojmë të kemi ulje”, thotë ai.

“Omicron” po infekton dhe ata që e kanë kaluar më herët Covid e të vaksinuarit, por mjeku thotë se këta persona përgjithësisht e kalojnë më lehtë sëmundjen dhe apelon për tu vaksinuar./abcnews.al

të fundit

Protesta e studentëve përshkallëzohet në kryeqytet/ Turma zhvendoset nga “Rruga e Durrësit”, hyn në Ministrinë e Financave dhe i vë zjarrin godinës

Një protestës që ka nisur që në orët e para të mëngjesin dhe vijon ende, ndërsa duket se do të…

2 minutes ago

Avokati i Gani Gecit kundërshton paraburgimin 30-ditor: Do ta apelojmë

Avokati i ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit, Besnik Berisha, vendosjen e masës së paraburgimit prej 30 ditësh e ka cilësuar…

5 minutes ago

Protests in Tirana, 5 people receive medical treatment in emergency care

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim…

6 minutes ago

Following tensions at the Ministry of Education, 11 protesters remain held at police stations

Ndërkohë që protesta është zhvendosur në marshim drejt Parlamentit, ka ndryshuar edhe bilanci i personave të shoqëruar në komisariatet e…

6 minutes ago

Cyberattack on cooling systems causes major damage at hundreds of French supermarkets

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet pas një sulmi të gjerë kibernetik që preku sistemet e ftohjes në qindra supermarkete, duke…

7 minutes ago

Protest takes a new direction as crowd marches from Durrës Street toward Parliament

Pas orëve të tëra të përplasjeve, gazit lotsjellës dhe përdorimit të ujit me presion te Rruga e Durrësit, situata ka…

7 minutes ago