lifestyle

Nuk po shpëtoni nga bajamet dhe fyti i infektuar? Ky produkt në kuzhinën tuaj është zgjidhja

Sipas të dhënave, bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat. Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve. Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit. Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Si Të Përdorni Sodën Për Shërimin E Bajameve
Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme. Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme. Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm.

Të lidhura

None found

Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët. Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Të Tjera Metoda Natyrale

Mjaltë Me Hudhër
Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort. Ato duhen përzier në 250 ml ujë. Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë. Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës. Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Borzilok Dhe Limon
Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë. Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi. Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Kripë Dhe Piper Të Zi
Piperi i zi shpërbën me efikasitet sekrecionet dhe largon infeksionet. Sipas informacioneve, kripa shërben si disinfektues ndërsa limoni lufton bakteret. Në një tenxhere hidhni 250 ml ujë, shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë çaji me piper kokërr dhe një majë luge çaji me kripë. Pasi të kenë zier së bashku për 5 minuta, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë, çdo ditë deri sa bajamet të shërohen plotësisht. Një tjetër çaj i rekomandueshëm për shëndetin e bajameve është edhe ai me xhenxhefil, mjaltë dhe limon. Ky çaj lufton bakteret, inflamacionin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj këtij problemi.

të fundit

Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Gjuha shqipe, thelbi i qenies sonë kombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në këtë ceremoni,…

11 minutes ago

Kim Kardashian shkëlqen në Las Vegas me dy veshje provokuese prej lëkure dhe shfaqet përkrah Lewis Hamilton

Kim Kardashian ka tërhequr të gjithë vëmendjen në Las Vegas, ku është shfaqur me dy veshje të guximshme prej lëkure,…

15 minutes ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 80.8 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89 lekë…

18 minutes ago

Shitet në ankand për 4 mijë dollarë tufa e flokëve të presidentit të parë amerikan, George Washington

Një tufë flokësh që i përkiste George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në…

19 minutes ago

Emigrimi, një plagë pa shërim/ Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për t’u larguar! Çfarë tregon anketa e fundit

Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh…

22 minutes ago

Çfarë burri je kur gjërat nuk dalin ashtu siç dëshiron? Mënyra si reagon flet shumë për marrëdhënien në çift

Është e lehtë të tregosh dashuri kur gjithçka shkon mirë. Por një kundërshtim, një refuzim apo një bisedë e pakëndshme…

24 minutes ago