Ndjesia e duarve të ftohta është e sigurt që nuk i pëlqen askujt. Ato duket sikur nuk të përgjigjen dhe nuk janë të afta të bëjnë asnjë punë.
Por në këtë artikull do t’ju tregojmë si “gozhda del me gozhdë”. Pra nëse praktikoni zhytjen e duarve në ujë të ftohtë dhe me akull, kjo do t’ju ndihmojë që duart t’ju përgjigjen në çdo moment edhe kur gjendeni në kushte ekstreme atmosferike.
None found
Gjithashtu kjo rekomandohet edhe nga doktori i shumë i famshmëm amerikan David Geier, i cili ka stërvitur disa nga sportistët më në zë.
Këto janë benefitet e mbajtjes së duarve në ujë të ftohtë dhe me akull:
-Ndërton forcën mendore, dhe e forcon atë
-Stimulon trupin për tu përballur me kushte të vështira dhe të acarta
-Mëson trupin tuaj të përgjigjet ndaj një stimuli specifik dhe të performojë më mirë.
Si ta praktikoni:
1. Mbushni një tas ose kovë të madhe me ujë të ftohtë.
2. Hidhni akull në tas/kovë (filloni me pak, më pas mund të shtoni sasinë).
3. Merrni frymë thellë dhe zhytni duart në tas, përpiquni të qëndroni të relaksuar.
4.Mbajini duart nën ujë për 15-20 sekonda.
5.Nxirrni duart dhe kapni një top tenisi (ose një peshqir) në secilën dorë dhe shtrëngoni topin fort për 15-20 sekonda.
6.Pushoni për 10-15 sekondash.
7.Përsëriteni procesin e zhytjes, shtrydhit dhe rikuperimit për pesë deri në gjashtë herë.
Është e rëndësishme që të mos i lini duart tuaja të zhytura në ujë me akull për më shumë se 30 deri në 40 sekonda për çdo zhytje. Nëse jeni duke kërkuar për një përparim, pse të mos rrisni sasinë e kohës për të cilën po shtrydhni objektet.
Duart e ftohta janë një aktivitet i shkëlqyer për të zhvilluar forcën mendore dhe për të përmirësuar performancën në kushte të vështira. Përfitimet e këtij lloji të stërvitjes janë shumë më tepër se fizike, këto lloj aftësish janë ato që i ndajnë ata që thjesht “shkojnë në palestër nga ata që praktikojnë fitnesin!/albeu.com/
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…
Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…
Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…