Categories: Uncategorized

STUDIM: Ka prekur rreth 50 milion njerëz në botë, Alcajmeri mund të zbulohet përmes një analize gjaku

Studimet mbi një analizë eksperimentale të gjakut për sëmundjen Alcajmer tregojnë se ajo është shumë e saktë të dallojë njerëzit e prekur nga sëmundja, thonë shkencëtarët. Ky zbulim po shton shpresat për një mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme në diagnostikimin e kësaj forme të sëmundjes mendore në të ardhmen. Hulumtuesit thonë se zbulimi është një qasje e re e cila ende kërkon më shumë prova.

Alcajmeri është një nga format më të zakonshme të sëmundjeve mendore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundje mendore dhe nga këta, rreth 70 përqind kanë alcajmer. Barnat aktuale lehtësojnë përkohësisht simptomat dhe nuk ngadalësojnë degradimin e trurit.

Të lidhura

None found

Autori kryesor i studimit është Profesori Oskar Hansson me Universitetin e Lundit në Suedi. Një vit më parë, shkencëtarët njoftuan rezultate inkurajuese nga analizat eksperimentale të gjakut që masin nivelet jo normale të amiloidit, një nga dy proteinat që shumohen dhe dëmtojnë trurin.

Eksperimentet e reja përqendrohen tek proteina tjetër e quajtur tau. Studimi zbulon se një formë e veçantë e proteinës tau e quajtur p-tau217, është një tregues i besueshëm i ekzistencës së ajcajmerit.

“Mbledhim kampione gjaku nga pacientë që besojmë se kanë sëmundjen. Zakonisht ata kanë një lloj humbje të kujtesës, mund të jetë alcajmer, apo diçka tjetër. Masim shkallën e proteinës tau që besojmë se është shkaktari kryesor i sëmundjes alcajmer. Suksesi është se tani jemi në gjendje të masim shkallën e proteinës tau në gjak, në një mënyrë shumë të saktë, që na ndihmon të diagnostikojmë pacientët me sëmundjen e alcajmerit”, thotë profesori Oskar Hansson.

Profesori Hannson kreu studimin me më shumë se 1,400 pjesëmarrës. Në studim u përfshinë individë me shkallë të ndryshme të sëmundjes alcajmer dhe probleme të tjera neurologjike.

Një pjesë e studimit në Arizona përfshiu edhe 81 njerëz që e kanë dhuruar trurin e tyre pas vdekjes. Hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin se analizat e gjakut kur ata ishin gjallë, përputheshin me provat e sëmunjdes më vonë.

Pjesa e studimit në Kolumbi përfshiu njerëz me një gjen të rrallë që çon në prekjen nga sëmundja e alcajmerit në moshë të re, zakonisht në të 40-tat.

Profesori Hannson dhe kolegët e tij besojnë se kjo analizë e gjakut mund të zbulojë sëmundjen më herët.

“Kjo analizë e zbulon herët sëmundjen e alcajmerit. Edhe kur pacienti ka probleme shumë të vogla kujtese, analiza është shumë e saktë. Fatkeqësisht shumë njerëz me alcajmer nuk diagnostikohen dhe rrjedhimisht nuk marrin trajtimin e duhur. Në disa raste të tjera, ka njerëz që diagnostikohen gabimisht me alcajmer. Shpresojmë që kjo arritje të ndihmojë në pakësimin e diagnostikimit të gabuar.”

66 vjeçari Mats Eneroth u diagnostikua me alcajmer pas një vizite në klinikën “Memory”. Ai po mjekohet për të lehtësuar simptomat. Ai dhe familja e tij po përgatiten për të papriturat që sjell sëmundja.

“Në vend që të merret kampion nga lëngu i shtyllës kurrizore, analiza bëhet përmes gjakut. E mira është se mëson për gjendjen para se të përkeqësohesh dhe gjen ndihmë dhe mbështetje për të patur një jetë sa më pranë normales.”

Kolegia e zotit Hannson, Shorena Janelidze, shpjegon se si analizohet gjaku.

“Kjo është pajisja që lexon testin, e përbërë nga një kamera me rezolucion të lartë. Rezolucioni i lartë na mundëson të shohim shenjat e kuqe që tregojnë përqëndrimin e lartë të proteinës tau.”

Saktësia e rezultateve të analizës së gjakut për zotin Hansson shkon nga 89 deri 98 përqind. Analiza u krijua nga kompania amerikane farmaceutike Eli Lilly. Studimi u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Shteteve të Bashkuara, qeveria e Suedisë, Shoqata e Alcajmerit dhe fondacione të tjera.

të fundit

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

27 minutes ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

27 minutes ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

2 hours ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

2 hours ago

Saveski confirms investigations into senior officials currently in office

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

2 hours ago