lifestyle

Nga shëndeti i zemrës te mbipesha, 5 arsyet bindëse pse s’duhet ta ndani salmonin nga vaktet tuaja

Salmoni është një nga llojet e peshkut që gjejmë pothuajse gjithmonë në treg. Mund të konsumohet një herë në javë dhe siguron një miks nutrientësh të cilët garantojnë energji dhe na ndihmojnë të mbrohemi nga stresi psikofizik.

Nga pikëpamja nutricionale, paraqet një përmbajtje të lartë proteinike dhe sasi të larta të yndyrave të një cilësie të lartë të lidhura me trurin.
Për të shfrytëzuar më mirë vetitë e tij dhe për të siguruar një vakt (edhe mëngjes nëse dëshironi) të ekuilibruar dhe të mirëbalancuar, shoqërojeni me një burim karbohidratesh kombplekse siç është buka integrale dhe sheqernat e thjeshta të frutave.

Lexoni pra më poshtë, 5 arsye të mira për të gatuar sa më shpesh një vakt me salmon…

Redukton riskun e vakteve jashtë orarit
Salmoni, përveçse është i shijshëm, ka aftësinë t’ju mbajë të ngopur. Shkak për këtë është profili nutricional i ndërtuar nga proteina të cilësisë së lartë dhe acide yndyrore esenciale që garantojnë ngopje për një kohë të gjatë.

Rrit nivelet e energjisë
Salmoni është një burim i pasur nutrientësh që gjenerojnë energji në nivel fizik dhe mendor. Përmban vitamina B12 dhe hekur të cilat luftojnë lodhjen. Përmban gjithashtu vitamina B1, B3, B5 dhe B6, fondamentale për metabolizmin energjitik. është gjithashtu një burim mineralesh aleate të trurit mes të cilëve fosfori, kalciumi, seleni, zinku, bakri dhe mangani.

Krijon një gjendje të mirë shpirtërore
Salmoni është një aleat i shkëlqyer në rast se doni të ndiheni më të karikuar dhe më të relaksuar që në mëngjes. Përmban aminoacide esenciale mes të cilave, triptofani, pararendës i serotoninës, hormon i lumturisë e cila bashkë me vitaminën D favorizon një gjendje të mirë shpirtërore.

Favorizon përqendrimin
Vakti i mëngjesit me salmon lejon trupin të furnizohet me acide yndyrore Omega 3, EPA dhe DHA, që ushqejnë trurin dhe mbrojnë shëndetin e neuroneve. Gjithashtu, falë të qenit i pasur me fosfor, bakër dhe selen, salmoni mbron nga lodhja mendore

Mbron shëndetin e zemrës
Salmoni, në veçanti ai i egër,është një burim proteinik i pasur me yndyra polinsature, një kategori lipidesh të cilat janë të dobishme për funksionimin e sistemit kardiovaskular. Ulin gjithashtu kolesterolin e keq, i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

2 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

2 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

3 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

3 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

3 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

3 hours ago