lifestyle

Nga djersitja e kokës te lodhja, 8 shenjat që ju tregojnë se keni mungesë të Vitaminës D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona, deri tek forcimi i sistemit imunitar. Normalisht e marrim këtë vitaminë nga ushqimet, suplementet dhe rrezet e diellit, por kur diçka shkon keq dhe ne përballemi me mungesën e vitaminës D, sistemet tona të trupit mund të dëmtohen.

Djersitja e kokës

Të lidhura

None found

Ka një sërë simptomash që mund të tregojnë se niveli i vitaminës D është i ulët. Literatura shkencore e përshkruan djersitjen e tepruar tek të sapolindurit si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine.

Një nga simptomat më pak të dukshme të mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Nëse koka juaj djersitet shumë kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D në trupin tuaj dhe mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbja e kockave

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të futur kalciumin në indet e kockave, të cilat mund të çojnë në osteomalacia
ose dobësim të eshtrave. Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme muskulo-skeletore, në veçanti, me dhimbje të kockave tibiale dhe butësi.

Rekomandohet të siguroheni që po merrni përditë sasinë e nevojshme të vitaminës D për të shmangur dhimbjen e kockave, frakturat e kockave dhe sëmundjet e lidhura me të si osteoporozën.

Dhimbje muskulore

Vitamina D prek jo vetëm eshtrat tona, por edhe muskujt tanë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore,
dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë. Nivelet e ulëta të vitaminës D gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje kronike të përhapura në trup, që është një nga simptomat kryesore të fibromialgjisë.

Një sistem imunitar i dobët

Vitamina D luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Pa dijeni, mjekët filluan të përdorin këtë vitaminë për të trajtuar infeksionet shumë kohë më parë, para se të zbuloheshin antibiotikët.

Pacientët e tuberkulozit, për shembull, u dërguan në sanatoriume ku ata ishin të ekspozuar ndaj dritës së diellit, të cilat, siç mendonin mjekët, vriste drejtpërdrejt infeksionin. Pra, nëse vuani nga infeksione të shpeshta virale, niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë arsyeja.

Lodhja dhe dobësia

Shpesh tentojmë t’ia atribuojmë lodhjen dhe mërzinë me një mënyrë jetese të zënë ose me mungesën e gjumit. Megjithatë, rezulton se mungesa e vitaminës D në trup mund të përfshihet gjithashtu. Një studim që vërejti efektin e plotësimit të vitaminës D tek pacientët me lodhje, tregoi një reduktim të ndjeshëm të simptomave të lodhjes pas normalizimit të niveleve të vitaminës D.

Shërimi i ngadaltë i plagëve

Një studim ka treguar se trajtimi 12-javor për plotësimin me vitaminë D rezulton në një reduktim të ndjeshëm të plagëve në mesin e
pacientëve me ulcera në këmbë të personave diabetikë. Shkencëtarët besojnë se vitamina D kishte një efekt pozitiv në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak dhe kolesterolit në pacientët nën hulumtim. Nëse plagët tuaja shërohen ngadalë (sidomos nëse keni diabet), kushtojini vëmendje nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

Rënie e flokëve

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë rënien e flokëve dhe mungesa e vitaminës D është një prej tyre. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në një proces të dëmtuar të ciklit të rritjes së flokëve, hollimit dhe rënies së tyre. Vitamina D luan një pjesë integrale në procesin e rritjes së flokëve në pikën e lindjes së flokëve dhe mund të përdoret si një shtojcë që synon trajtimin e humbjes së flokëve.

Ankthi dhe depresioni

Vitamina D është një vitaminë unike që ndikon shumë pjesë të trupit tonë, duke përfshirë edhe trurin. Pasi vitamina të merret përmes ushqimit ose të sintetizohet në lëkurën tonë, ajo liron neurotransmetues si dopaminën dhe serotoninën që ndikojnë në funksionimin e trurit.

Sipas shkencëtarëve, mungesa e vitaminës D mund të çojë në ankth, depresion dhe madje mund të lidhet me sëmundjet mendore duke përfshirë
skizofreninë. Nëse keni ndonjë nga shenjat e mungesës së vitaminës D, planifikoni një vizitë tek mjeku juaj, i cili do të vlerësojë nivelin e kësaj vitamine në trupin tuaj dhe do t’ju përshkruajë dozën e nevojshme të vitaminës D.

të fundit

Lamine Yamal para duelit me Francën: Ata duhet të shqetësohen, jo ne

Lamine Yamal ka dërguar një mesazh të fortë para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Francës, duke deklaruar se…

7 minutes ago

VIDEO/ Russia attacks Kyiv with missiles, at least six injured

Një sulm me raketa ruse goditi Kievin në orët e para të mëngjesit, duke lënë të paktën gjashtë persona të…

8 minutes ago

Fires in Spain/ 12 dead and many missing, what caused the massive flames ‘devouring’ the country

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në komunën Los Gallardos, në provincën Almería, rreth 300 kilometra në verilindje të Málagës. Disa…

8 minutes ago

Trump warns Iran: “If you try to kill me, 1,000 missiles are ready”; ultimatum to Tehran until tonight over the Strait of Hormuz

Donald Trump ka bërë kërcënime të reja ndaj Iranit, duke paralajmëruar Teheranin se ka urdhëruar lëshimin e 1,000 raketave kundër…

9 minutes ago

Kanye Wast concert in Tirana today / Traffic restrictions, here are the roads that will be blocked

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka njoftuar se, në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvillohet sot në…

9 minutes ago

After 4 years, Charles meets Harry, Meghan and their children in a private meeting

Mbreti Charles III është takuar me djalin e tij të dytë, Harry-n, në një takim privat ku ishte e pranishme…

9 minutes ago