lifestyle

Nga buka te djathi, këto janë 10 ushqime nuk e keni ditur që mund t’i mbani në ngrirje

Nëse keni shumë ushqime dhe e dini që do të prishen, sepse nuk mund t’i hani të gjitha, futini në ngrirje. Ka shumë më tepër artikuj ushqimorë që mund t’i mbani në ngrirje, sesa ju dini. Më poshtë do ju tregojë se kush janë këto ushqime:

Të bardhat e vezëve

E bardha e vezës mund të qëndrojë në ngrirje për 12 muaj.

Gjalpi

Ky element kryesor i kuzhinës është një ushqim i shkëlqyer për t’u ruajtur në ngrirje, veçanërisht nëse mendoni se nuk do t’i përdorni deri në datën e skadencës. Futeni gjalpin në një qese frigoferike që të ruhet sa më mirë dhe të mos marrë erë, informon abcnews.al.

Dhallë

Dhallin mund ta mbani në ngrirje, nuk është e dëmshme. Ai mund të zgjasë deri në tre muaj.

Buka

Karbohidratet e pëlqejnë të ftohtin. Buka mund t zgjasë deri në tre muaj, nëse e mbani në ngrirje.

Patatinat

Patatinat mund t’i mbani në frigorifer dhe të qëndrojnë të freskëta, edhe pse mund t’ju ketë kaluar data e skadencës.

Avokadot

Avokadot nuk janë fruta të lira dhe shkuarja e tyre dëm, nuk ju leverdis. Nëse keni blerës shumë dhe keni frikë se do ju prishen, qërojini, prijini në copa dhe futini në ngrirje.

Misri

Misri është një element kryesor i kuzhinës gjatë verës. Nëse dëshironi që shijen e tij ta keni edhe gjatë dimrit, futini në ngrirje së bashku me shufla. Ato qëndrojnë të freskët deri në një vit.

Barishtet

Disa i thajnë dhe i ruajnë barishtet e gatimit, por kjo metodë e zvogëlon shijen. Ju mund t’i fusni të freskëta në ngrirje. Bimët si borziloku, rigoni, majdanozi, trumza ose nenexhiku, rrinë në gjendje të shkëlqyer në ngricë.

Arrat

Ngrirja e arrave ndihmon në ruajtjen e vajrave të tyre natyralë. Ruani në një enë të mbyllur ose mbështilleni mirë me plastikë dhe vendoseni në një qese frigoriferike, dhe ato mund të qëndrojnë mirë deri në tetë muaj.

Djathë i fortë

Një djathë i ngrirë është i sigurt për t’u ngrënë. Mjafton ta mbështillni hermetikisht dhe ta vendosni në frigorifer te ngrirja. Gjithashtu mund ta grini djathin në filxhanë, ta mbështillni me qese dhe ta fusni në ngrirje./albeu.com/

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

4 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

4 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

4 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

5 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

5 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

5 hours ago