lifestyle

Nga aktiviteti fizik tek hudhra, trajtimet natyrale kundër dhimbjeve të qafës dhe shtyllës kurrizore

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën.

Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit.

Të lidhura

None found

Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka.

Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë.

Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.

Si të kuroni spondiliartrozën në kushtet e shtëpisë

Aktiviteti fizik

Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës.

Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë.

Sipas të dhënave , aktivitetet më të rekomandueshme janë ecja, noti dhe çiklizmi.

Kompresat e ngrohta dhe të ftohta

Një mënyrë tjetër për të kuruar këtë sëmundje është përdorimi i alternuar i kompresave të ngrohta dhe të ftohta.

Kompresat duhen vendosur në zonën e qafës dhe të shpatullave.

Kompresa e ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt.

Kompresa e ftohtë zbut inflamacionin dhe enjtjen.

Hudhra

Hudhra është shumë e mirë kundër dhimbjeve të kyçeve, qafës, shpatullave dhe artritit.

Konsumoni dy thelpinj hudhër esëll në mëngjes duke i shoqëruar me ujë.

Farat e susamit

Sipas informacioneve, farat e susamit janë të pasura me kalçium, mangan, magnez, zink dhe bakër.

Ato përmbajnë edhe vitaminat K dhe D të cilat janë të dobishme për kyçet dhe kockat.

Ju mund të përdorni vajin e ngrohtë të këtyre farave për masazh dhe më pas të përdorni kompresa të ngrohta.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga inflamacioni.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose të përdorni vajin esencial të tij për të masazhuar qafën.

Uthulla e mollës

Zhyteni një peshqir të vogël në një legen të mbushur me uthull molle dhe mbajeni mbi qafë për disa orë.

Këtë bëjeni dy herë në ditë.

Ju mund të bëni edhe banjë duke hedhur në vaskë dy gota me uthull molle.

Speci i kuq djegës

Kapsaicina që gjendet tek speci i kuq djegës largon dhimbjet dhe inflamacionit.

Bëni masazh me vaj ulliri të përzier me spec djegës pluhur. Mbulojeni zonën me një fashë dhe mbajeni për disa orë ose gjatë gjithë natës.

Këshilla të tjera

Mos qëndroni ulur në të njëjtin pozicion për shumë kohë.

Mos ngrini objekte të rënda dhe mos konsumoni fasule, oriz dhe miell të përpunuar.

të fundit

Argjentina dhe Zvicra e mbyllin 90-minutëshin 1-1, sfida vendoset në vazhdime

Argjentina dhe Zvicra do të luajnë vazhdimet, pasi 90 minutat e një çerekfinaleje dramatike përfunduan me rezultat 1-1.Kampionët e botës…

3 minutes ago

Zvicra rikthen baraspeshën me Argjentinën, por Embolo lë ekipin me 10 lojtarë

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 1-1 në pjesën e dytë, por gjyqtari Joao Pinheiro përjashtoi nga loja Breeel…

27 minutes ago

Argjentina mbyll 45 minutat e para në epërsi ndaj Zvicrës, Messi shërben për golin e Mac Allister

Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Zvicrës, në një duel të fortë dhe fizik,…

1 hour ago

Tuchel pranon se Anglia pati fat në kualifikimin ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht fitores…

2 hours ago

FIFA nxjerr pamjet nga sensori: S’ka dëshmi se topi preku kabllon mbi fushë

Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin…

2 hours ago

Dyshime për prekjen e kabllos nga topi, debati që shpërtheu pas golit të Anglisë ndaj Norvegjisë

Anglia mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por ndeshja u…

2 hours ago