Me kalimin e viteve, pajisjet elektroshtëpiake kanë ndryshuar shumë dhe janë bërë gjithmonë e më të sofistikuara. Nëse deri para 10 a 15 vitesh kishit në shtëpi soba të mëdha me vatra gazi e korenti që shpeshherë i ngjanin një rrjete merimange pasi mblidhnin shumë thërrime ushqimi apo shenja vaji, sot vendin e tyre e kanë zënë sobat me pianurë prej xhami dhe qeramike.
Por sipërfaqja e tyre e sheshtë dhe e lëmuar shpeshherë i tremb amvisat, sidomos në rast se tregohen të pavëmendshme dhe derdhin gabimisht qumështin, gjellën apo kur skuqin perime me shumë vaj. Gaboheni nëse mendoni që një pajisje e shtrenjtë kërkon me patjetër larës të shtrenjtë. Zgjidhja është pikërisht në kuzhinë, po aty ku keni edhe sobën. Sot, Living ju njeh me një larës të bërë në shtëpi që heq njollat dhe lan furnelat e pianurës.
None found
Përbërësit : uthull molle ose uthull e bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë. Në një enë shtoni dy lugë gjelle sodë buke, një lugë çaji kripë dhe uthull molle ose uthull rrushi derisa të fomohet një pastë. Më pas shtoni një gotë ujë të vakët. Merrni një sfungjer të butë dhe njomeni me larësin e sapokrijuar dhe fërkoni sipërfaqen ku ka njolla. Nqs njolla është e vështirë, hidhini sipër pluhurin e sodës së bukës dhe vazhdoni pastrimin me sfungjer. Në fund pastroni pianurën me një leckë të lagur dhe në fund leckë e thatë. Soba juaj do të shkëlqejë dhe mbi të gjitha nuk do të gërvishtet./living
Dashi Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë ne çift gjate kësaj dite, por dashuria qe ju keni për njeri-tjetrin…
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong ka pësuar një këputje të ligamentit medial kolateral në gjurin e djathtë,…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin…
Shtatë ndeshje të Kupës së Botës 2026 janë raportuar si të dyshimta për manipulim të mundshëm të lidhur me bastet…
Kategoria e ParëArlind Rustemi është trajneri i ri i Bylisit, i cili do të drejtojë skuadrën për sezonin 2026/27, ku…
Bayern Munich mund të largojë tre futbollistë gjatë kësaj vere, por e ardhmja e Joao Palhinhas, Sacha Boey dhe Bryan…