Psikologia Anxhela Peza tregoi dëmet që po shkaktojnë rrjetet sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, ku përfshihen jo vetëm dëmet psikologjike por edhe ato fizike. Sipas saj prindërit nuk duhet ti ekspzojnë fëmijët në ekranet e tyre deri në një moshë të caktuar.
“Prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla private nuk është e nevojshme që fëmijët të pajisjen me celular për aq kohë s aka një furgon që I çon në shtëpi dhe I merr nga aty. Nëse I ndodh dicka fëmijës telefonon vetë mësuesi ose sekretaria e shkollës dhe kanë shërbime të mëdha, nuk lind nevoja e një telefoni. Mendoj që mosha 12-13 vjec për ata që ndodhen në shkolla private ndërsa prindërit e tjerë që për shkak të kushteve janë të detyruar ti lënë fëmijët pak më të lirë do tia japin në atë moment kur mund të jenë edhe 7-8 vjec sepse janë pjesë e një realitetit që nuk është ndihmues për prindërit për të rritur fëmijët dhe për të pasur mbrojtjen e fëmijës.”
None found
Por sipas psikologes Anxhela Peza të gjithë adoleshentët pothuajse tashmë janë pjesë e rrjeteve sociale që në moshën 12-13 vjecare ndërsa thekson ndikimin negative pasi fëmijët e marrin vlerësimin për veten përms këtyre rrjeteve sociale, u shpreh ajo në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.
“Shpeshherë fotot janë në një formë të rremë sepse nëse ti bën një foto me filtër, që nuk është realiteti dhe nuk je ti atëherë ti merr një vetvlerësim fallco ose bosh. Dhe mbi të gjitha kontakti dhe marrëdhënia është në mënyrë virtuale dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejt’ theksoi ajo ndër të tjera.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…