lifestyle

Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

“Jam i rraskapitur”, “nuk kam fuqi”, “më flihet gjumë”, të gjithë i kemi thënë të paktën një herë këto fraza. Ka raste kur ndjehemi më të lodhur dhe më të pafuqishëm se zakonisht dhe shkencëtarët kanë zbuluar shkaktarët.

Lodhja juaj së pari mund të lidhet me çrregullime emocionale sezonale, stresin e përditshëm të punës ose familjes, apo edhe mungesa e një gjumi

Të lidhura

None found

Por, nga ana tjetër gjithashtu është shumë e vështirë që të përcaktohet se lodhja lidhet vetëm me përditshmërinë apo edhe me shëndetin.
Përgjumja kryesisht i referohet mungesës së vigjilencës, që do të thotë se ju mund të flini gjatë gjithë ditës, nëse do të kishit mundësi. Lodhja nga ana tjetër është një mungesë e energjisë e shkaktuar nga gjumi i pamjaftueshëm ose faktorë të tjerë shëndetësorë, gjë që e bën akoma më të vështirë kryerjen e detyrave ose kalimin e ditës pa u ndierë të lodhur.

Nëse lodhja e tepër po ndikon në përditshmërinë tuaj dhe po pengon në mos kryerjen ashtu siç duhet të aktiviteteve gjatë ditës, atëherë është e domosdoshme që bëni një vizitë tek mjeku.

Kur pacientët raportojnë lodhje kronike, mjekët zakonisht bëjnë një sërë pyetjesh për të pasur një panoramë më të qartë të asaj se çfarë e shkakton. Mjekët do të pyesin se kur filloi që ta ndjenit veten e lodhur, ose nëse ka ndodhur diçka e re në përditshmërinë tuaj.

Një shkaktar që ju bën të ndjeheni më të lodhur se zakonisht mund të jetë dhe dieta juaj. Konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave, vitaminave, hekurit dhe lëndët e tjera ushqyese që janë themelore.

Anemia gjithashtu mund të jetë një prej shkaktarëve kryesorë që ju bën të ndjeheni të lodhur. Mungesa e hekurit mund t’ju japë lodhje të vazhdueshme. Sëmundjet e zemrës nuk janë shkaku kryesor i lodhjes, por sipas mjekëve ato japin ndikim në çrregullimin e aftësive tuaja për të kryer aktivitetet e përditshmërisë.

Menopauza, është një tjetër faktor që shkakton lodhje, përgjumje, mbingarkesë emocionale apo stres.

Nëse asnjëra nga simptomat e mësipërme shëndetësore nuk lidhet me gjendjen tuaj të lodhjes, mund të jetë një shkaktar tjetër, më i thjeshtë dhe që neglizhohet më tepër. Bëhet fjalë pikërisht për gjumin.

Pagjumësia ose gjumi i çrregullt janë gjithashtu faktorë kyçë që ndikojnë në lodhjen dhe përgjumjen përgjatë ditës. Mjekët sugjerojnë se një person duhet të bëjë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë. Modelet e parregullta të gjumit mund të prishin ritmin natyral të trupit. Gjithashtu stili i jetesës, ushqimi, aktivitetet e ditës mund të ndikojnë gjithashtu në gjumë të çrregullt dhe në një lodhje kronike për një periudhë të gjatë.

të fundit

The giant tax evasion scheme in Greece: €206 million in debt, companies opened under other names and invoices issued after death

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

14 minutes ago

Edhe në Londër kërkohet dorëheqja e Ramës, diaspora proteston kundër zhvillimeve në Shqipëri

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…

14 minutes ago

Gadi Eisenkot, the general seeking to defeat Netanyahu: from losing his son and two grandchildren in Gaza to the Dahiya Doctrine

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

14 minutes ago

Serious collision between two trains in Egypt: 4 dead and more than 90 injured

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…

14 minutes ago

Unresolved applications for the privatization of state-owned land to be reviewed further

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

14 minutes ago

Bassuener për Telegrafin: Beogradi, qendra kryesore e operacioneve informative ruse në Ballkan

Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…

19 minutes ago