Categories: lifestyle

Na i ka dhuruar natyra: Këto ushqime ngadalësojnë plakjen

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes. Sigurisht, e vërteta është se plakja është e pashmangshme. Çdo njeri nis të shfaqë shenjat e plakjes në mënyra dhe moshë të ndryshme. Përgjithësisht shenjat e plakjes nisin pas moshës 45 vjeçare.

Të lidhura

None found

E megjithatë, plakja nis të zhvillohet shumë vite përpara. Kjo për shkak të disa faktorëve të jashtëm, të cilën ndikojnë në rritjen e shfaqjes së tyre. Shfaqja përballë toksinave, dietave të varfra ushqimore janë një pjesë e faktorëve të cilët ndikojnë shfaqjen e plakjes së pamjen e jashtme.

Padyshim, një nga shenjat më të dukshme të plakjes janë rrudhat, të cilat nuk dëshmojnë thjeshtë afrimin e plakjes por edhe cilësinë e jetesës që çdokush bën në lidhje me mënyrën e të ushqyerit. Por bukuria vjen nga stomaku. Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

Më poshtë keni disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.

Karrotat  

Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit. Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.

Avokado

Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo. Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.

Çokollata e Zezë

Çokollata e Zezë ose çokollata me mbi 60 % kakao është një ushqim i shëndetshëm. Ajo përmban një numër të lartë antioksidantësh dhe yndyra të shëndetshme që luftojnë plakjen e qelizave. Vlerat e saj jo vetëm që i japin organizmit energji por promovojnë gjithashtu edhe rigjenerimin. Ndihmon gjithashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve inflamatore.

Shalqiri 

Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë. Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë. Këto vlera i japin shalqirit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqiri ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin. Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakohshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.

Të Gjelbrat

Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi. Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave. Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar. Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.

Arrorët

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut./AW

të fundit

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

42 seconds ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

52 seconds ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

1 minute ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

1 minute ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

1 minute ago

Trump announces talks in Doha, Tehran denies it: They may be important, maybe not

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

1 minute ago