lifestyle

“Muaj i vështirë, ndryshime të dhunshme”, astrologia Meri Shehu: Çfarë ndodh pas datës 9 tetor

Astrologia e njohur Meri Shehu, ka bërë parashikimin horoskopit për muajin tetor.

Në një parashikim të përgjithshëm për të gjitha shenjat e horoskopit, ajo shprehet se muaji tetor do jetë i vështirë, ku do bëhen disa ndryshime që nuk do të bazohen tek diplomacia, ekuilibri apo tek harmonia.

Të lidhura

None found

“Muaji tetor është një muaj i vështirë, udhëhiqet nga Peshorja, e cila ka të bëjë me diplomacinë, me balancat dhe harmoninë, por duke marrë parasysh që edhe në shtator edhe Marsi (planeti i luftës) ka qenë në Peshore dhe vazhdon të jetë , edhe këtë muaj do bëjë disa lidhje të vështira me Plutonin në Bricjap. Kjo do të thotë se, do bëhen disa ndryshime të cilat nuk e kanë bazën tek diplomacia, as tek ekuilibri, por do të bëhen sepse kështu duhet, ndoshta me dhunë, ndoshta me forcë, ndoshta me detyrim.

Pra do vijnë ndryshime që ndoshta ne nuk i kontrollojmë dot ose, që janë të detyruara për t’u bërë, bëhen me dhunë. Për këtë tetor e kemi humbur ekuilibrin e diplomacisë ose për ta thënë më mirë, po jap dorën dhe po bëj një marrëveshje se këtu gjërat po shkojnë mirë. Unë nuk e shikoj tetorin e Peshores, që përgjithësisht është edhe artistik dhe shumë i gëzueshëm, sepse udhëhiqet nga Afërdita. Duhet të jetë erotik, duhet të jetë me gusto, duhet të jetë me shije, e shikoj që ka më shumë tentativa që diplomacia të vishet me mburojë, me armaturë force.

Kemi lajme të mira në datën 14 tetor që kemi Hënën e Re në Peshore dhe aty do shikojmë çfarë ylberi do na ndrijë dhe sa ngjyra ylberi do të përdorim për të avancuar më tej, është edhe eklipsi diellor në të njëjtën kohë”, tregon astrologia.

Gjithashtu pas datës 9 tetor, Meri Shehu, shprehet se të gjitha shenjat do jenë më të rezervuara në aspektin e ndjenjave dhe çështjet e besimit apo ideve do të vihen në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Kemi dhe kalimin e Afërditës në shenjën e Virgjëreshës. Pas datës 9 mund të kemi një ofensivë erotike, dashurie dhe ata që janë shenja e zjarrit mund të marrin erotizëm, si Luanët, Shigjetarët, Dashët, por pas datës 9 Afërdita futet në shenjën e Virgjëreshës dhe do fillojmë përsëri të jemi shumë të rezervuar në aspektin e ndjenjave. Do jemi të detajuar, do shikojmë shumë se çfarë tha, si e tha, pse e tha dhe kjo ndoshta do na bëjë më të tërhequr, ndërkohë do përplaset Afërdita në kundërshtim me Saturnin në Peshk dhe ndoshta çështjet e besimit apo idetë do të vihen në kundërshtim me njëra-tjetrën, kështu që dashurinë dhe ekonominë e shikoj të rezervuar pas datës 10 për një periudhë një javore. Ne do shikojmë që puna do të marrë më shumë përparësi ose mendimi racional qoftë dhe në dashur”, shprehet Meri Shehu, në emisionin e mëngjesit “Wake Up” .

të fundit

Decline in number of bus passengers in North Macedonia

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

10 minutes ago

Police forces take up positions near Jakup Krasniqi’s residence as his arrival is awaited

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

10 minutes ago

Rama meeting with young people: students who believe in protest and not in stones! We agreed not to publish the debate

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

10 minutes ago

Oil prices declining at customs, but not in the retail market! Companies post record turnover, profit margins slightly up

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

11 minutes ago

Real Madridi vëzhgon pesë talente të Premier Ligës për merkaton e ardhshme

Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…

11 minutes ago

Rama takim me të rinjtë: Studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët! Ramë dakord të mos publikojmë debatin

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

16 minutes ago