lifestyle

Mos i hidhni asnjëherë bërthamat e këtij fruti, do të befasoheni kur të mësoni se cilat sëmundje kurojnë

Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat. Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmet e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale. Vlerat shëndetësore të bërthamave të hurmave të Arabisë

Diabeti

Të lidhura

None found

Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme. Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat.

Veshkat dhe mëlçia

Bërthamat e hurmave të Arabisë janë të pasura me proanthocianidinë që mbron mëlçinë dhe veshkat nga dëme të ndryshme. Një studim tjetër ka treguar se ekstrakti i bërthamave të hurmave të Arabisë mbron veshkat dhe mëlçinë nga toksinat dhe dëmet e substancave kimike të rrezikshme.

Antioksidantët

Bërthamat janë të pasura me antioksidantë, të cilët kanë aftësi shkatërrimtare ndaj radikaleve të lira. Ato e mbrojnë organizmin ndaj dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues. Një studim i kohëve të fundit nxori në pah potencialin e antioksidantëve të një proteine nga bërthamat e cila mund të përdoret për të garantuar një shëndet të mirë. Një tjetër studim tregoi se bërthamat e hurmave arabike janë të mira kundër radikaleve të lira dhe mund të konsiderohen si një burim i mirë i antioksidantëve natyralë të dobishëm në përdorimet në mjekësi dhe kozmetikë.

Kundër virozave

Bërthamat e hurmave arabike janë efikase kundër viruseve patogjene që sulmojnë organizmin. Ato janë të dobishme në trajtimin dhe parandalimin e shumë infeksioneve nga virozat. Studimet kanë treguar që ekstrakti i bërthamave në fjalë ka aftësinë të parandalojë shpërbërjen e qelizave si pasojë e baktereve. Transformojini bërthamat në pluhur dhe përfitoni prej tyre

Lajini bërthamat dhe lërini të thahen plotësisht. Ato kanë nevojë për 3 ditë të thahen plotësisht në varësi të vendndodhjes suaj. Sapo të jenë tharë, grijini farat në të njëjtën mënyrë si kokrrat e kafesë.

Shurupi i bërthamave në kushtet e shtëpisë

Lajini bërthamat dhe zhytini në ujë për 24 orë. Më pas, bashkë me ujin futini në mikser.

Si t’i përdorni pluhurin dhe shurupin e bërthamave

Disa njerëz i përdorin si një shtesë për kafenë.

Shurupin e bërthamave të hurmave mund ta përzieni me ujë të vakët me limon dhe ta pini si çaj.

Shurupin mund ta përzieni me mjaltë dhe ta përdorni në vend të reçelit.

Pluhurin mund ta shtoni në lëngjet e frutave apo në ëmbëlsira.

Shurupin mund ta përfshini në sallata për më shumë vlera shëndetësore.

të fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet sot në Bruksel pa pjesëmarrjen e Serbisë

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku…

2 minutes ago

Albin Berisha rikthehet te Ballkani: gjashtë gola, synimi për titull dhe ëndrra e Kosovës

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, po kalon një sezon pozitiv në aspektin individual, me gjashtë gola në 14 paraqitje, ndërsa…

4 minutes ago

Haliti: PDK-ja u ndikua nga mesazhet e vendeve mike për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka lënë të kuptohet se tërheqja e PDK-së nga Ligji për…

8 minutes ago

Tahiri: PDK-ja fillimisht kundërshtoi rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka pranuar se deputetët dhe Kryesia e partisë…

8 minutes ago

Jennifer Barreto shpallet Miss Universe 2026 dhe hyn në histori si nëna e parë që fiton kurorën

Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe…

8 minutes ago

RDM: Dhjetëra mijëra banesa bosh po mbajnë peng tregun, kërkohet taksë pesëfish më e lartë

Çiftet e reja nuk kanë nevojë të presin me vite që të ndërtohen ndërtesa të reja për të marrë shtëpinë…

9 minutes ago