lifestyle

“Mos hani vezë e pulë për një muaj”, eksperti sqaron deklaratën, si të dalloni nëse janë të infektuara

Eksperti ushqimor, Abdyl Sinani ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për sigurinë ushqimore dhe se produktet që duhet të hanë që lidhen me pulën. Njerëzit janë shqetësuar pas përhapjes së gripit të shpendëve, duke shmangur konsumin e mishit të pulës dhe vezëve.

Ai sqaroi deklaratën e një muaji më parë që bëri bujë se nuk duhet të hanin mish pule dhe vezë.

Të lidhura

None found

“Në 1 mars morën vesh se ka grip pulash, është bërë një muaj. Kam thënë që të gjitha produktet e pulave që janë gjysmë të sëmura dhe të mira, nuk do të futen në ushqim pa u bërë një kontroll teknologjik.

Kjo vazhdon deri në një muaj, do një kontroll shumë të rregullt me përgjegjësi të madhe. Jo se duhet të ndalojmë por të kontrollojmë çdo ditë pulat“, duke theksuar se ka thënë që të ketë një vigjilencë më të madhe ndaj këtyre produkteve por jo se nuk duhen ngrënë.

Ai shpjegoi live gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa se si të dallojmë nëse pula apo vezët janë të infektuara me gripin e shpendëve. Eksperti shpjegoi se është e rëndësishme që të ndiqen disa hapa kur gatuajmë ushqimin për të “vrarë” virusin.

‘Nëse pula theret dhe kalon direkt në 4 gradë celsius në frigorifer, shumë procese ndalojnë. Kjo pulë duket se nuk i ka kaluar fazat tamam, mund të jetë lënë në ambient dhe ka mundësi që të zhvillohen mikroorganizma të tjerë. Ka ngjyrën e hirtë dhe duket se nuk është plotësisht në rregull.

Në çdo rast, duhet të ketë analizën laboratorike.”, shpjegoi eksperti duke treguar më pas nëse rrezikojmë të hamë mish të prekur nga gripi i shpendëve.”Nëse e zien në 100 gradë dhe në kockë të jetë 70 gradë, gripi humbet forcën e tij. Njerëzit nuk duhet të tmerrohen por të kërkojnë dokumentin nëse është në rregull.”, tha Sinani.

Po sa i përket vezëve? “Dallohet nëse veza e ka lëvozhgën e hollë. E kuqja duhet të jetë e rrumbullakët, nuk duhet të hapet fare. Duhet zier në 100 gradë. Në rastin konkret, duhet të zihet shumë, të vlojë dhe i ngordhë të gjitha mikrobet.”, u shpreh eksperti.

të fundit

Following Agasi’s Arrest, Police Search Uljan Shpataraku’s Home near the “Dry Lake

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet.…

5 hours ago

Ergys Agasi Arrested, Klodiana Lala Reveals Details: BKH Questioning Him, Search Underway for Those Who Helped Him

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ergys Agasi gjatë aksionit të policisë, ndërsa organet e drejtësisë…

5 hours ago

PHOTO/ Ergys Agasi pictured at police station after capture in Durrës

Është siguruar fotoja e parë e të shumëkërkuarit të arrestuar Ergys Agasi nga brenda ambienteve të rajonit të policisë, fill…

5 hours ago

Taranto 2026”, Shqipëria U-21 eliminohet në përfundim të fazës së grupeve

Algjeri-ShqipëriKombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë…

5 hours ago

Përcaktohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve 2026/27

Kualifikimet për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar dhe tashmë janë përcaktuar të gjitha 36 skuadrat që…

5 hours ago

Shtatë futbollistët shqiptarë që pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve

Faza e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27 do të ketë edhe një prani të konsiderueshme shqiptare, me disa futbollistë…

5 hours ago