Veronika Vovk, një modele 21-vjeçare, thotë se po has vështirësi në gjetjen e dashurisë, pasi burrat që i afrohen duket se tërhiqen kryesisht nga pamja e saj. Ndërkohë, ata që ajo do të donte të njihte më shumë shpesh nuk kanë guximin t’i kërkojnë një takim.
None found
Vovk jeton në Antwerp të Belgjikës, ku u zhvendos pasi la Kievin në vitin 2022. Ajo tregon se angazhimet në modeling dhe udhëtimet e shpeshta për xhirime i lënë shumë pak mundësi për të krijuar njohje të natyrshme, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Sipas modeles, takimet janë të vështira sepse shumë burra e perceptojnë vetëm përmes profesionit dhe pamjes së saj, duke mos u përqendruar te personi që është. Për të, kjo është kthyer në një pengesë të rëndësishme në kërkimin e partnerit ideal.
Ajo sqaron se nuk kërkon dikë që ta konsiderojë lidhjen me të si një mënyrë për të fituar status. Partneri që dëshiron duhet të jetë i sjellshëm, i kujdesshëm dhe i pavarur.
Megjithatë, Vovk vëren se burrat që i kanë këto cilësi zakonisht janë tepër të rezervuar për të ndërmarrë hapin e parë.
Modelja është aktualisht e angazhuar edhe në një fushatë të Guess. Ajo thotë se karriera e saj shoqërohet me një ndjesi të fortë kontrasti, pasi familja dhe të afërmit e saj në Ukrainë vazhdojnë të jetojnë nën pasojat e luftës, transmeton Klankosova.tv.
Vovk e përshkruan si një përvojë surrealiste punën në sete luksoze dhe udhëtimet në vende të bukura, ndërsa në të njëjtën kohë e di se njerëzit e saj në vendlindje po përballen me luftën.
Një mësues i shkollës së mesme në Ravena të Italisë është i tronditur dhe i turpëruar pasi e gjeti veten…
Lajmi kryesor në qarqet sportive gjatë ditës së djeshme dhe sot (e enjte) është largimi i papritur i Cristiano Ronaldos…
Konyaspori dhe Kombëtarja e Palestinës kanë barazuar 2-2 në një ndeshje miqësore solidariteti të zhvilluar të mërkurën në Konya, ku…
Monika Kryemadhi ka reaguar këtë të enjte lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej…
Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), po…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, bazuar në një procedurë të mëparshme dhe provat e siguruara, ngriti aktakuzë kundër pesë internistëve…