lifestyle

Mjeku Sotiraq Lako zgjidh dilemën: A e hollon gjakun aspirina dhe si ndikon te anemikët

Aspirina dhe Hollimi i gjakut

Nga Dr. Shkc. Sotiraq Lako.

Të lidhura

None found

“Meqënëse kam anemi dhe përdor Aspirinë, mos ma rëndon aneminë Aspirina meqënëse ajo hollon gjakun ?”
Sigurisht që ka Anemi nga Hollimi (Hemodiluimi), që ndodh kur shtohet volumi plazmatik, pa rritje proprocionale të elementeve të figuruara të gjakut.

Ka një sërë kushtesh patologjike kur shtohet volumi plazmatik (tremujori i tretë i shtatëzanisë – Anemia “Fiziologjike” e shtatëzanisë, Sëmundja Kongjestive e Zëmrës, administrimi i solucioneve hipertonike, i albuminës, plazmës etj).

Në praktikën tonë klinike jemi të detyruar të përdorim “hollues gjaku” (dhe në literaturën e huaj gjendet termi “Blood Thinner”) për Antikoagulantët dhe Antiagreguesit. Në fakt ky term përdoret që pacienti ta ketë më të lehtë për të kuptuar problemin, por e vështirëson punën tonë.

Asnjë nga këto preparate antikoagulante dhe antiagreguese nuk e hollon gjakun në kuptimin e vërtetë të tij. Nëse ke një përzierje të 1 kg oriz me 1 liter ujë dhe do që ta hollosh, ose duhet të shtosh ujin për të njëjtën sasi orizi, ose të pakësosh sasinë e orizit për të njëjtën sasi uji.

Këto preparate as nuk ndryshojnë numërin e qelizave të gjakut, as ndryshojnë volumin e plazmës, pra nuk shkaktojnë “Hollimin e Gjakut”.

Aspirina futet tek preparatet antiagreguese, ajo nuk hollon gjakun, ajo bllokon funksionin e trombociteve (efekti antiagregues, për të cilën dhe përdoret zakonisht) dhe në këtë mënyrë pengon lidhjen e tyre me murin e vazës së gjakut kur ajo dëmtohet. Për pasojë, kur ka një dëmtim të vazës së gjakut, ndalimi i hemoragjisë nuk do të jetë optimal dhe për këtë arsye nga humbja e gjakut, mund të ketë Anemia Akute Posthemoragjike.

Një mënyrë tjetër e Anemisë nga Aspirina, është gastriti dhe hemoragjia e mundshme gastrointestinale (Aspirin-induced gastritis and gastrointestinal bleeding), që nëse është hemoragji e rëndësishme + dhe efektin antiagregues (që e shoqëron), do të shkaktojë Anemi Akute Posthemoragjike. Nëse hemoragjia është e paktë dhe e përsëritur, mund të shkaktojë Mungesë të Hekurit dhe/ose Anemi nga Mungesa e Hekurit.

Aspirina, nuk shkakton “Hollim të Gjakut”, pra nuk shkakton Anemi nga Hemodiluimi, pra nuk rëndon aneminë aktuale për të cilën pacienti do të mjekohet, për aq kohë sa nuk shkakton humbje të vogla apo të mëdha të gjakut nga Aspirina siç i shpjeguam më sipër. Per aq kohë sa jemi në këto kushte, pacienti do të marri mjekimin specifik për aneminë dhe aspirinën sipas rekomandimeve specifike.

të fundit

Mbi 41 mijë hektarë të përfshirë nga zjarret në Maqedoni gjatë vitit 2026, mbi 30 të ndaluar nën dyshimin për zjarrvënie

Sezoni i zjarreve këtë vit la pas vetës dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe të djegur, dëme që llogariten në miliona euro…

2 minutes ago

SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, tensione të reja me Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

3 minutes ago

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

4 minutes ago

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

19 minutes ago

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…

20 minutes ago

Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret e së majtës socialdemokrate në Francë me mbi 66% të votave

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

23 minutes ago