lifestyle

Mjekët ngrenë alarmin: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre fillojnë të shfaqin shenja, por pediatrit po paralajmërojnë se mund të mos jetë e nevojshme. Sipas një sondazhi të ri kombëtar të Spitalit të Fëmijëve CS Mott, 1 në 3 prindër u jepnin fëmijëve të tyre ilaçe për një temperaturë të ulët, nën 38 gradë Celsius; e 1 në 2 prindër përdorte ilaçe kur fëmijëve u varionte temperatura nga 38-38,8 gradë C.

Këto medikamente mund ta mbajnë fëmijën tuaj rehat, por përdorimi i panevojshëm mund të shkaktojë ethe duke maskuar dhimbjen dhe simptoma të tjera.

Të lidhura

None found

“Kur prindërit vërejnë se temperatura e fëmijës së tyre mund të jetë pak e ngritur, mendoj se ndonjëherë ata shqetësohen për ethet. Ndoshta nuk është plotësisht e qartë për prindërit se ethet në vetvete nuk janë shqetësimi, është ajo që mund të shkaktojë ethet. Pra, nuk duhet të përpiqemi të heqim qafe temperaturën, sepse ethet janë vetëm një shenjë se diçka tjetër po ndodh,”- tha Dr. Susan ëoolford, pediatre Mott.

Sondazhi Mott u krye me 1,376 prindër të fëmijëve të vegjël nën moshën 12 vjeç, dhe përgjigjet u mblodhën midis gushtit dhe shtatorit. 34 % e prindërve e rimasin temperaturën e fëmijës së tyre përpara se të japin një dozë të dytë, por 26% e prindërve u japin edhe një dozë tjetër, edhe nëse fëmija e tyre nuk ka ethe.

“Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre “do të sëmuren shumë nëse (ata) nuk u japin atyre diçka. Kjo nuk është kështu, sepse siç e dimë, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni,”- tha Dr. Chandani DeZure, një pediatër.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë?

Pasi të jetë kontrolluar me saktësi temperatura dhe të konfirmohet se fëmija ka temperaturë mbi 38 gradë celcius, është e arsyeshme të jepet doza e duhur e ilaçit për uljen e temperaturës sipas peshës dhe moshës së fëmijës. Sondazhi zbuloi se 2/3 e prindërve fillimisht provojnë metoda alternative për të ulur ethet, të tilla si përdorimi i një leckë të ftohtë. Megjithatë, nëse një foshnjë nën 3 muajsh ka temperaturë, prindërit duhet të kontaktojnë pediatrin.

të fundit

Ernest Muçi, “predha” nga distanca u ndal nga pritja fenomenale e portierit Biglin

Goditja e Ernest Muçit nga distancaKa nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trabzonspor – Eyupspor, e “gozhduar” me shifrat 1…

4 minutes ago

Përfundon “European Defense Tech Hackathon”, shpallen ekipet fituese në Kosovë

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për…

4 minutes ago

Ushtria gjermane teston në Lituani dronë kamikazë me inteligjencë artificiale, ndërkohë që qindra miliarda euro po investohen në modernizimin e forcave të…

Gjermania po përshpejton modernizimin e ushtrisë dhe po përgatitet për skenarët e luftës së së ardhmes. [...]Read More...

6 minutes ago

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

18 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

22 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

23 minutes ago