lifestyle

Meghan ka vetëm 3 sekrete për gjumë të mirë dhe mëngjes me energji

Meghan Markle s’është kursyer ndonjëherë kur vjen puna tek këshillat në lidhje me stilin e shëndetshëm të jetesës. Duke filluar nga regjimi i saj ushqimor, aktiviteti fizik e deri tek sekretet për një gjumë të rehatshëm. Ndryshe nga shumë njerëz në botë që kanë probleme madhore me pagjumësinë apo gjumin e keq, Markle duket se ka gjetur çelësat!

Meghan është fanse e madhe e yoga-s dhe jo vetëm e praktikon për të çliruar energjitë, por edhe për rutinë të shëndetshme gjumi. Gjatë një interviste të disa kohëve më parë për Best Health, Meghan u shpreh:

Të lidhura

None found

“Ka kaq shumë përfitime që njerëzit s’i dinë rreth yoga-s. Praktikimi i saj rrit fleksibilitetin në trup, fuqinë, humorin, rrit përqëndrimin, aftësinë për t’u shlodhur dhe nga ana tjetër, redukton ankthin dhe na ndihmon të flemë të qetë.”

Në po të njëjtën intervistë, Dukesha tha se dikur zgjohej shumë herët dhe ishte shumë strikte ndaj rutinës së saj, që niste në orën 4:15 të mëngjesit. Ndonëse tani që është nënë e dy fëmijëve alarmi nuk bie më aq herët, ajo vijon të mbetet fanse e një rutinë të caktuar që do të thotë një orë ekzakte për të fjetur dhe një tjetër për t’u zgjuar.

Përveç kësaj, Markle thotë se është përpjekur shpesh të heqë nga përdorimi i dietës së saj ushqimore kafeinën, gjë e cila gjithashtu ka ndikuar në cilësinë e gjumit.

“Eshtë e thjeshtë të biesh në tundimin e kafes kur zgjohesh në orën 4. Unë tani thjesht miksoj mollë, spinaq, limon, ginger dhe e pi në mëngjes për të shmangur ekspresin e përditshëm.”

Thënë shkurt: nëse doni të jeni produktivë si Meghan dhe të flini qetë, bëni pak yoga, zgjohuni herët dhe zëvendësojeni kafeinën me një smoothie të shëndetshëm.

të fundit

Zjarr masiv mes Andon Poçit dhe Hundëkuqit, flakët kërcënojnë zonat e banuara

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë mbrëmjes së të shtunës zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në…

11 seconds ago

Neymari mund t’i bashkohet Inter Miamit në vitin 2027, ribashkim i mundshëm me Messin dhe Suarezin

Mundësia që Neymari të transferohet te Inter Miami në vitin 2027 po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, me klubin…

5 minutes ago

Sot dita e 71 e revoltës/ Qytetaret nuk heqin dorë, kërkojnë ndryshim të klasës politike: Rama jep dorëheqjen

Vijon edhe sot protesta qytetare, e cila ka hyrë në ditën e 71-të dhe zhvillohet kundër qeverisë dhe klasës politike.…

19 minutes ago

Large-Scale Fire on Mount Krujë, Three Helicopters and a Bayraktar Drone Intervene from the Air

Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare, duke bërë që të ndërhyjnë…

20 minutes ago

Stable and Hot Air Masses / Weather Forecast for August 9, 2026: Here Are the Cities Where Temperatures Will Reach 41 Degrees

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta,…

20 minutes ago

Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ndërhyjnë nga ajri tre helikopterë dhe droni Bayraktar

Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare, duke bërë që të ndërhyjnë…

27 minutes ago