lifestyle

Më shumë energji dhe humor gjatë ditës, zbuloni ushqimet që duhet të konsumoni dhe aktivitetet që duhet të kryeni

Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën. Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit.

Mësoni rregullat e arta për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës.

Të lidhura

None found

Drita e Diellit

Drita e diellit rregullon orën e brendshme të trupit dhe stimulon qelizat e trurit. Hapni dritaren kur të zgjoheni dhe shijoni dritën që të jeni më vigjilentë gjatë ditës. Studimet konfirmojnë se, nëse shijoni të paktën 30 minuta dritë natyrale në ditë do të jeni më energjikë.

Mëngjesi me Proteinë

Këshillohet të hani mëngjes të pastër me proteinë që t’ju mbajë ngopur për më gjatë. Një mëngjes i tillë përfshin: bukë me drithëra të plota, banane, qumësht ose kos pa yndyrë, fruta pylli dhe arrorë.

Pini Ujë

Nëse jeni të dehidratuar do të jeni të plogësht dhe pa energji. Pini ujë vazhdimisht, por mos e pini me ngut sepse veshkat do ta filtrojnë menjëherë dhe do ta nxjerrin nga organizmi pa i dhënë mundësi trupit ta shfrytëzojë atë.

Kafe në gllënjka të vogla

Kafeja sjell energji të shpejtë por që zgjat pak. Strategjia ideale për një energji të vazhdueshme është që të pini 6 deri në 8 gllënjka të vogla të kafesë nga mëngjesi deri pasdite.

Çajrat

Çajrat përmbajnë amino acide që rrisin ndjesinë e mirëqenies dhe vigjilencës. Në ditë të plogështa, pini patjetër një çaj edhe nëse keni pirë një kafe dhe do të vëreni një energji më të plotë.

Frutat dhe arrorët

Hani fruta të plota dhe arrorë. Mos pini lëngje të gazuara mes vakteve apo ëmbëlsira plot sheqer. Zgjidhni mes mollës, bananes, portokallit, djathit pa yndyrë, arrave, bajameve dhe kosit.

Thuaji jo ushqimeve të shpejta

Pica, hamburgeri, mishi i skuqur i pulës kanë aftësi shteruese të energjisë. Këto ushqime përmbajnë substanca që provokojnë përgjumjen e trurit.

Bëni shëtitje

Një shëtitje 20 minutëshe pas drekës do t’ju gjallërojë, thonë ekspertët. Aktiviteti fizik i jep energji trurit ndonëse ju ngjall ndjesinë e përtacisë. Shëtitja dhe ecja çlirojnë hormonet e duhura për t’u ndjerë energjikë.

Dremisni

Mjafton një dremitje prej 15-30 minutash pasdite për t’u ndierë më mirë. Megjithatë vendosni alarmin që të zgjoheni dhe të mos bini në gjumë të thellë, nga i cili do ju duhet më shumë se një orë të zgjoheni. Nëse flini shumë në drekë, do të ndiheni të plogësht për shumë kohë.

Larja e fytyrës

Njerëzit që lajnë fytyrën pas dremitjes, ndihen më të gjallë dhe energjikë. Një tjetër alternativë është të lani duart në ujë të ftohtë dhe më pas të fërkoni pjesën e pasme të qafës.

Gjumin e sotëm mos e lër për nesër

Një natë e vetme ndoshta nuk mjafton për të rimëkëmbur netë të tëra pa gjumë. Një herë në javë të paktën përpiquni të flini herët, sepse edhe truri e ka të nevojshëm pushimin. Të gjitha punët që keni lënë bërë shtyjini për nesër dhe dhurojini vetes qetësinë e nevojshme.

të fundit

Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Eneo Bitri Egnatia mori fitore të rëndësishme në Rrogozhinë duke mposhtur 2-1 Elbasanin [...]Read More...

7 minutes ago

Glen Daja pas humbjes në Rrogozhinë: Elbasani ishte më i mirë, më vjen keq për pikët

Glen DajaElbasani u mposht nga Egnatia në Rrogozhinë, ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore [...]Read…

13 minutes ago

Egnatia fiton ndaj Elbasanit, Nevil Dede: Karakteri i skuadrës na mban me kokën lart

Nevil DedeEgnatia mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

19 minutes ago

Bora arrin mbi 40 cm në disa zona malore, drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës. Në…

22 minutes ago

Kliti Hoti injured by a rubber bullet, Erjon Vishkulli: Why are two standards applied?

Plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së fundit ka sjellë reagimin e Erjon…

24 minutes ago

The 184th national protest and clashes with police, Salianji: A political solution is needed, not repression

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e 184-t kombëtare…

24 minutes ago