lifestyle

Me 3 teste të thjeshta, si të dalloni nëse orizi është plastik ose jo

Shumica e orizit vjen nga Kina dhe kjo është arsyeja pse Kina është prodhuesi më i madh i orizit, me 200 milionë tonë që prodhon çdo vit. Megjithatë, orizi i Kinës është i mbushur me pesticide, dhe për më tepër, shqetësimet janë rritur nëpër botë pasi po mendohet se në treg është futur edhe orizi plastik.

Ky lloj orizi prodhohet artificialisht dhe avullohet me aromë të orizit. Kështu, frika ndaj këtij orizi plastik ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra se si ta zbulojnë që ai është i rrejshëm.

Për fat të mirë ka disa teste që mund t’i bëni, për ta zbuluar orizin plastik. Këto janë ato:

Testi i mykut

Ky është ndoshta testi më i mirë dhe më i besueshëm për të zbuluar orizin plastik. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të vendosni pak oriz të gatuar në një enë hermetikisht të mbyllur dhe ta mbani atë në një vend të ngrohtë për 48 orë.

Nëse orizi myket pas 2 ditësh, kjo do të thotë se ai është oriz organik i shëndetshëm. Por, nëse nuk myket gjatë kësaj periu dhe, atëherë kjo nënkupton se ai është artificial.

Testi i zjarrit

Për këtë test ju nevojitet pak oriz dhe një çakmak. Në mënyrë që ta zbuloni nëse orizi është plastik, ndizni disa kokrra të orizit dhe nëse fillojnë të digjen menjëherë do të thotë se ato janë kokrra artificiale të orizit. Orizi i shëndetshëm nuk fillon të digjet menjëherë.

Testi i ujit

Dhe i fundit, testi me ujë, mund të përcaktojë kualitetin e orizit. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni një lugë gjelle oriz të gatuar në të. Nëse orizi qëndron pezull në ujë – është plastik, dhe nëse zhytet në fund  është oriz organik.

Kështu, herën tjetër kur të blini oriz, sigurohuni që t’ia bëni këto teste të kualitetit dhe evitoni ngrënien e orizit plastik për drekë ose darkë.

të fundit

Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe efektivë të policisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online, pasi ditën e djeshme, u arrestua edhe…

10 minutes ago

Kriza e specit/ Erion Braçe: Ne s`prodhojmë pesticide, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh se në vendin tonë…

22 minutes ago

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident rrugor u regjistrua  pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë…

42 minutes ago

Shkeli lejen e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pronarin, punonjësin e Bashkisë dhe inspektorin e IMT-së

Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “ndërtim i…

56 minutes ago

Belgjika njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Belgjika i është bashkuar një numri vendesh të tjera në Nju Jork, duke njoftuar njohjen e shtetit palestinez. “Përmes kësaj…

1 hour ago

Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë

Interi i Kristian Kivut, ka dhënë shenjat e para të qarta të ringritjes. Pas dy humbjeve të dhimbshme, zikaltrit reaguan…

1 hour ago