Categories: lifestyle

Mbrojtja e lëkurës gjatë verës: Çfarë rekomandojnë dermatologët kundër dëmtimeve nga dielli?

Gjatë muajve të verës, ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet bëhet më i lartë, çka shton rrezikun për djegie, plakje të hershme të lëkurës dhe, në periudha afatgjata, edhe për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vijojnë të ndikohen nga mite që përhapen në rrjetet sociale dhe shpesh lënë pas dore rregullat bazë të mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Për këtë çështje foli dermatologia Dr.Elmiola Janushaj, e cila ndau udhëzime praktike të mbështetura në evidencë shkencore për kujdesin ndaj lëkurës gjatë stinës së verës.

Sipas saj, një ndër gabimet më të përhapura është ideja se kremi me faktor mbrojtës duhet përdorur vetëm në plazh ose gjatë pushimeve verore.

“Rrezatimi ultraviolet është i pranishëm gjatë gjithë vitit. SPF duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme dhe të riaplikohet çdo dy orë gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas notit ose djersitjes”, shpjegon ajo.

Një tjetër perceptim i gabuar është se personat me lëkurë më të errët nuk kanë nevojë për mbrojtje nga dielli.

Në të vërtetë, melanina siguron vetëm një nivel të kufizuar mbrojtjeje dhe nuk mund të zëvendësojë përdorimin e produkteve me SPF.

Dermatologia nënvizon edhe se nuk ka një “nxirje të shëndetshme”, pasi nxirja përbën shenjë të dëmtimit të lëkurës të shkaktuar nga rrezatimi ultraviolet.

Fëmijët kërkojnë kujdes edhe më të shtuar, pasi lëkura e tyre është më e hollë dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve UV.

Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i kremrave të testuar dermatologjikisht, me filtra fizikë, si edhe shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve kur rrezatimi arrin kulmin.

Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtohet edhe nishaneve dhe çdo ndryshimi që mund të shfaqet tek ato.

Gjakosja, ndryshimi i ngjyrës apo i formës së nishaneve nuk duhet të anashkalohen. Kontrolli te dermatologu, së bashku me dermatoskopinë, mbetet thelbësor për zbulimin në fazë të hershme të lezioneve të dyshimta.

Tre këshillat kryesore për një verë të sigurt janë: përdorni çdo ditë krem mbrojtës me SPF, shmangni ekspozimin në orët me rrezatim maksimal dhe kryeni kontroll periodik të lëkurës dhe nishaneve te dermatologu./A2Cnn

të fundit

Arrestohet në Selanik i dyshuari si pjesëtar i bandës që mashtronte të moshuarat; sekuestrohen 21,200 euro dhe sende me vlerë

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…

15 minutes ago

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të shoqëruar nga policia pasi refuzuan gjobat

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

16 minutes ago

Como triumfon me nëntë gola në transfertën ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…

27 minutes ago

Arsenali fiton 2-1 në transfertë ndaj Slavia Pragës

Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…

27 minutes ago

Komandanti i Emergjencave Civile del në terren, shton shpresat për fatin e 69-vjeçarit: Ka gjasa të gjendet i gjallë

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

28 minutes ago

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

31 minutes ago