lifestyle

Lexoni çdo ditë? Ja se çfarë i ndodh trurit tuaj sipas shkencës

A lexoni shpesh? Po në fëmijëri a keni lexuar? Shumica e fëmijëve e bëjnë këtë, pasi librat ofrojnë mundësinë për të ikur nga bota reale. Përveç kësaj, shumë libra për fëmijë janë fantazi, kështu që krijojnë botë të reja për t’u eksploruar.

Kjo arratisje është një nga cilësitë më tërheqëse të një libri – mund t’ju transportojë në vende më të mira ose të ndryshme. Por, të lexuarit në përgjithësi ofron shumë benefite për  njerëzit. Përveç që fitoni njohuri të reja, mbusheni me pasion e informacion, ju po ashtu pasuroni fjalorin tuaj.

Të lidhura

None found

Por si ndodhë kjo?

Unik ka bërë një përmbledhje prej 5 pikave ku shpjegohet në detaje se si ndikon leximi në trurin e njeriut!

1.Leximi forcon trurin

Leximi ndryshon trurin në kuptimin më të mirëfilltë. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë lexoni. Leximi i ndonjë libri të vjetër do të forcojë trurin tuaj. Ky forcim ndodh sepse leximi do të stimulojë pjesë të trurit tuaj që rrallë i përdorni në jetën tuaj të përditshme. Studimet tregojnë se kur njerëzit kishin një libër për të lexuar, truri i tyre angazhohej më shumë në skena të caktuara.

2.Librat pasurojnë fjalorin tuaj

Një ndër gjërat më të mirat të leximit është se ju pasuroni fjalorin tuaj, pa u lodhur.

Pa lexuar, ju këtë mund ta bëni vetëm duke mësuar. Ju duhet ta hapni një fjalor dhe të provoni të mbani mend fjalë. Dhe prapë se prapë, ekziston një shans i madh që ju t’i harroni ato. Ose juve do t’ju duket e vështirë t’i kuptoni se në çfarë konteksti t’i përdorni. Gjëja më e mirë mbi të lexuarit është se gradualisht inkorporoni fjalë të reja në fjalorin tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të mësoni fjalë që nuk kanë qenë më herët pjesë e fjalorit tuaj dhe kështu bëni dallimin.

Ju për këtë nuk keni nevojë të mësoni specifikisht. Sepse juve do t’iu vijnë fjalët natyrshëm, pikërisht në momentet që ju duhen. Një fjalor i pasur do t’ju japë më shumë mundësi. Për shembull ju mundëson të gjeni një vend më të mirë pune. Mbi të gjitha ju do të jeni një komunikues më i mirë.

3. Leximi ju bën më empatik

Librat janë unik, sepse iu mundësojnë  të imagjinoni gjëra me të cilat nuk do të kishit kontaktuar kurrë. Qofshin libra të trilluar apo të bazuar në ngjarje të vërteta ata ju transferojnë në botë krejtësisht të reja. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që lexojnë shpesh, veçanërisht lexuesit e trillimeve, kanë një teori më të zhvilluar të mendjes.

4.Librat ulin stresin

Një avantazh i gjetjes së kohës për të lexuar është se leximi redukton stresin. Kjo sepse ju lejon të arratiseni dhe, të paktën përkohësisht, të harroni të gjitha betejat tuaja të përditshme. Ndoshta e keni lidhur leximin me stresin sepse shumica e njerëzve nuk kanë lexuar për argëtim që kur ishin fëmijë.  Nëse keni pak kohë para gjumit, uluni dhe lexoni. Është interesante se leximi është si meditimi sepse është një detyrë e përsëritur ku duhet të përqendroheni. Fjalët ndryshojnë, por veprimi është i njëjtë, faqe pas faqeje.

5.Leximi ngadalëson rënien njohëse

Rënia kognitive është e pashmangshme. Është diçka që ndodhë natyrshëm derisa njerëzit plaken. Ju nuk mund të bëni asgjë për ta ndaluar atë të ndodhë, por ju mund ta ngadalësoni atë, pothuajse deri në pikën për ta parandaluar atë krejtësisht. Nëpërmjet këtij aktiviteti, ju mund të shmangni edhe gjëra të tilla si sëmundja e alzheimerit. Ky rezultat është për shkak se leximi përmirëson shëndetin e trurit.

Leximi është një aktivitet i bazuar në njohje, njëlloj si zgjidhja e problemeve dhe enigmave. Avantazhi kryesor është se leximi nuk duhet të duket si një punë e përditshme.

të fundit

Environment state report 2025 reviewed in committee, Pajaziti: priorities remain air, waste and natural resources

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim…

36 seconds ago

Andonovski kërkon që Maqedonia të shndërrohet në qendër inovacionesh dhe investimesh digjitale

Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…

44 seconds ago

Scientific conference dedicated to Rexhep Qosja, a multifaceted figure of Albanian culture, to be held on 25 and 26 November

Më 25 nëntor, e mërkurë, ora 10:00, do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”,…

1 minute ago

Prokuroria Publike përforcon stafin dhe hap rrugën për avancimin e 28 punonjësve

Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…

1 minute ago

Kurti: Between Kosovo and Albania there are 190 agreements, cooperation is strengthening

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Kosova ishte e pranishme edhe në aktin historik të shpalljes…

1 minute ago

Rexhino Çekrezi receives another term as vice president of the American Chamber of Commerce

Tiranë, 24 nëntor 2026: Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i ribesuan Rexhino Çekrezit postin e Zëvendëspresidentit për…

2 minutes ago