lifestyle

Letra e babait për të birin bëhet “hit”: Është shkruar të jemi bashkë në këtë jetë, nuk e dimë për sa kohë. Ndaj, gëzohu…

Liang Jizhang, një prezantues në një radio të njohur në Hong Kong, shkruan një letër mjaft prekëse dhe frymëzuese për djalin e tij. Ajo përmban pikëpamjet e vetë babait për jetën dhe për dashurinë e pafund të tij për familjen.

“Jeta është e pasigurtë. Askush s’e di sesa do të jetojë, por ka disa gjëra të sigurta për të bërë dhe për të thënë, për aq kohë sa nuk është shumë vonë. Unë jam babai yt; nëse unë nuk ta them këtë gjë, askush tjetër nuk do të ta thotë. Kjo letër përmban eksperiencat e mia me dështimet, të cilat mund të të ndihmojnë ty përgjatë jetës. Në jetën tënde nuk do ta ndiejë askush detyrimin për të të trajtuar ty mirë, përveç meje dhe mamasë tënde. Të tjerëve që të duan dhe kujdesen për ty, duhet t’ia kthesh mbapsht dashurinë dhe përkujdesjen, bashkë me shumë mirënjohje.

Të lidhura

None found

Askush në jetë nuk është i pazëvendësueshëm dhe as ti nuk duhet të përpiqesh të zotërosh jetët e të tjerëve. Asgjë nuk ka vlerë veç shëndetit dhe lumturisë në jetë dhe nëse në të ardhmen ti humbet diçka materiale, duhet të kuptosh se ajo gjë nuk ka aq rëndësi sa shëndeti dhe lumturia. Jeta është e shkurtër; sot mund të humbasësh jetën, ndërsa nesër do ta kuptosh edhe më mirë se koha ikën dhe nuk kthehet më mbrapsht. Ndaj, sa më shpejt të kujtohesh ta jetosh jetën në maksimum, aq më shumë do ta shijosh atë. Në vend që të përpiqesh për jetëgjatësi, është mirë ta jetosh jetën që të falet në çdo moment.

Dashuria është një ndjenjë që ndryshon me kohën dhe do ta ndryshojë edhe mënyrën se si ndihesh. Nëse personi që do më shumë do të largohet nga ty, të lutem prit me durim. Lëre kohën ta fshijë dhimbjen ngadalë, lëre mendjen të qetësohet dhe zemërimi yt do të zbehet dalëngadalë. Mos kërko ideale të mëdha në dashuri, por as mos e ekzagjero lëndimin nga humbja e dashurisë.

Edhe pse shumë njerëz të suksesshëm kanë njohuri të kufizuara, kjo nuk do të thotë se ti nuk mund ta përballosh dot mësimin e fortë. Njohuritë që do të marrësh, janë pasuri. Njerëzit mund t’ia nisin nga asgjëja materiale, por nuk mund t’ia nisin dot pa pasur njohuritë bazë – mbaje mend këtë gjë. Unë nuk do të kërkoj të më mbështesësh për gjithë jetën dhe as dotë mbështesh për gjithë jetën. Kur të rritesh ti do të bëhesh i pavarur dhe përgjegjësitë e mia për ty do të marrin fund. Në të ardhmen, vendimet e tua janë përgjegjësia jote e vetme.

Ti mund t’i kërkosh vetes të jesh besnik me të tjerët, por nuk mund t’i detyrosh të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë. Ti mund t’i kërkosh vetes të sillesh mirë dhe të jesh njeri i mirë, por nuk duhet të presësh që të tjerët të jenë po njësoj edhe me ty. Mënyra se si i trajton njerëzit, nuk ka e përcakton aspak mënyrën se si ata do të trajtojnë ty.

Nëse një person dëshiron të pasurohet, duhet të punojë fort sepse asnjë vakt nuk të ofrohet falas në këtë botë. Është shkruar të jemi bashkë në këtë jetë, edhe pse nuk e dimë për sa kohë. Ndaj, gëzohu për kohën që do të kalojmë bashkë, sepse nuk do të shihemi më në jetën tjetër…”

të fundit

Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor gjuhë fyese ndaj Mozës

Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve…

32 minutes ago

Publikohet videoklipi i Shakiras për himnin e Kupës së Botës të këtij viti: “Dai Dai” me Messin dhe Mbappen

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar videoklipin e këngës “Dai Dai”, i cili është himni zyrtar i Kupës së Botës…

47 minutes ago

Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin, analiza e REL: Pse Kosova po shkon sërish në zgjedhje

Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është…

1 hour ago

VIDEO/ As 23 golat e Vedat Muriqit nuk e shpëtuan Mallorcan nga rënia nga La Liga

Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga…

1 hour ago

Sa shpenzoi Guardiola në dekadën që kaloi në “Etihad”, bilanci i 239 transferimeve të tij

Pep Guardiola po largohet nga Manchester City dhe argumenti më popullor del edhe një herë në sipërfaqje. Sa ka shpenzuar…

1 hour ago

Mosmarrëveshjet për rol drejtues, prioritetet ushtarake dhe kontrollin industrial rrezikojnë përçarjen, projektet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë në rrezik

Evropa donte të ndërtonte së bashku një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme. Në vend të kësaj, projekti më i…

1 hour ago