lifestyle

Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Dimri është ulur këmbëkryq dhe nuk po ikën, duke u shoqëruar me temperatura të ftohta dhe ngrica.

Me këto temperatura, është e udhës që çdo njeri të informohet për simptomat e morthit, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta.

Të lidhura

None found

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për identifikimin e simptomave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Skuqje dhe pezmatim i lëkurës

Morthi zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën. Nëse një prej syresh skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare e morthit.

Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e shpimit dhe pickimit

Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet. Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit. Kini kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i lëkurës

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj. Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli.

Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Si të ngroheni në mënyrën e duhur

Zonat e prekura nga morthi duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes. Ndaj  kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur.

Pas qëndrimit të duarve apo këmbëve në ujë të ngrohtë, ju do të keni ndjeshmëri në gjymtyrë si pasojë e qarkullimit të rregulluar të gjakut.

Si të parandaloni morthin

Vishuni ngrohtë dhe me rroba të trasha dhe mbrohuni nga koka tek këmbët. Dehidratimi rrit rrezikun e morthit ndaj pini ujë përpara se të dlni jashtë shtëpisë.

Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkol. Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje. Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin.

të fundit

The giant tax evasion scheme in Greece: €206 million in debt, companies opened under other names and invoices issued after death

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

26 minutes ago

Edhe në Londër kërkohet dorëheqja e Ramës, diaspora proteston kundër zhvillimeve në Shqipëri

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…

26 minutes ago

Gadi Eisenkot, the general seeking to defeat Netanyahu: from losing his son and two grandchildren in Gaza to the Dahiya Doctrine

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

26 minutes ago

Serious collision between two trains in Egypt: 4 dead and more than 90 injured

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…

26 minutes ago

Unresolved applications for the privatization of state-owned land to be reviewed further

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

26 minutes ago

Bassuener për Telegrafin: Beogradi, qendra kryesore e operacioneve informative ruse në Ballkan

Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…

31 minutes ago