Categories: lifestyle

Lan Qyqalla nderohet me vendin e dytë në festivalin ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini” në Itali

Shkrimtari kosovar Lan Qyqalla është shpërblyer me çmimin e dytë në edicionin e shtatë të Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Arte Pamore “Ciò che Caino non sa” / “Çfarë nuk di Kaini”, që u zhvillua në Itali.

Autori nga Fushë Kosova mori këtë vlerësim për tregimin “Gruaja që nuk pranoi të heshtë”, ndërsa më pas çmimin ia kushtoi mbesës së tij, Arila.

Të lidhura

None found

Në seksionin e narrativës për autorët që jetojnë jashtë Italisë, Qyqalla u rendit i dyti me këtë vepër, pas autorit nga Panamaja dhe para autores nga Greqia.

Veprimtaria kulturore mblodhi krijues nga shtete të ndryshme të botës, përfshirë shkrimtarë, artistë, filozofë, kompozitorë, muzikantë, gazetarë, psikologë dhe fotografë.

Ndarja e çmimeve u mbajt në Foggia, ku morën pjesë personalitete të shumta nga arti, kultura, letërsia, shkenca dhe filozofia. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Universitetit të Barit, anëtarë të jurisë, përfaqësues institucionalë dhe drejtuesja e çmimit, Maria Teresa Infante La Marca.

Në amfiteatrin e mbushur me pjesëmarrës dhe mysafirë, u nderuan krijuesit më të spikatur në fusha të ndryshme të artit, letërsisë dhe kulturës.

Gjatë ceremonisë, një hapësirë e veçantë iu kushtua edhe shkrimtarit nga Kosova, i cili pati mundësinë të paraqiste vlerat ideo-artistike të tregimit të tij. “Gruaja që nuk pranoi të heshtë” trajton një temë të ndjeshme dhe aktuale, në përputhje me frymën e këtij çmimi ndërkombëtar, që lidhet me ndërgjegjësimin kundër dhunës gjinore dhe dhunës ndaj të miturve.

Ky vlerësim shihet si një arritje e rëndësishme për letërsinë shqipe dhe si një lajm i mirë për kulturën në Kosovë, veçanërisht për Fushë Kosovën, vendlindjen e autorit.

Mes emrave të nderuar ishte edhe poeti shqiptar Nikollë Loka, i cili mori Çmimin e Ekselencës për poezi.

Pas pranimit të çmimit, Qyqalla falënderoi Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike të Barit, si edhe organizatorët e festivalit, duke përgëzuar njëkohësisht fituesit e tjerë të kësaj ngjarjeje kulturore dhe artistike.

“Ky çmim i dytë, i fituar në një konkurrencë ndërkombëtare me autorë nga shumë vende të botës, ia kushtoj mbesës sime të dashur, Arila, vetëm tre vjeçe. Uroj që ajo, me talentin, përkushtimin dhe ëndrrat e saj, të ecë përpara edhe më larg se gjyshi dhe një ditë të nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, shkencë ose inovacion”, ka thënë Qyqalla.

Tags: Lan qyqalla

të fundit

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

3 seconds ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

23 seconds ago

KEK mobilizohet për kthimin e bllokut B1 në funksion, punonjësit vijojnë punën deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

5 minutes ago

Përse udhëtarët me përvojë e fusin letrën higjienike në fund të valixhes

Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…

5 minutes ago

Çifti britanik mbledh 67 mijë funte për bamirësi me mijëra drita Krishtlindjesh në shtëpinë e tyre

14 vite me mijëra drita Krishtlindjesh, çifti britanik bën një gjest të madh human — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

Bruno Fernandes me deklaratë tronditëse: Cristiano Ronaldo u ndie i nënvlerësuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

Mesfushori Bruno Fernandes beson se Cristiano Ronaldo është ndjerë i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia.Ronaldo njoftoi pensionimin nga Portugalia në…

9 minutes ago