lifestyle

Kura me kamomil dhe sodë kundër sinozitit dhe hundëve të bllokuara

Kamomili është një prej bimëve mjekësore më të lashta në glob. Kjo lule që i përngjason diellit, është ndër më të përdourat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne. Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri. Ai kombinohet me qumësht apo me pak mjaltë, dhe arrin të falë qetësi mendore dhe shpirtërore.

Të lidhura

None found

Përveç tyre, kamomili rekomandohet kundër stresit, për imunitet të fortë dhe për rrugët e frymëmarrjes.

Studime të ndryshme tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni kamomilin në një kurë të thjeshtë por efikase kundër sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe  sinozitit.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me lule të thata kamomilit

Gjysë luge çaji me kripë

Gjysëm luge çaji me sodë buke

Ujë të zier.

Përdorimi:

Hidhini lulet e kamomilit në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta.

Më pas kullojeni ujin dhe hiqni çdo grimcë të kamomilit.

Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten.

Lëreni tretësirën të ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.

Kamomili është efikas edhe në zbutjen e simptomave të të ftohurës.

Studimet shkencore kanë treguar se nuhatja e avullit të lëshuar nga kamomili i zier ka efekt qetësues të simptomave të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Ky efikasitet i atribuohet substancave përbërëse të kësaj bime mjekësore që luftojnë inflamacionin.

Kamomili është gjithashtu i mirë për forcimin e imunitetit.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, pirja e rregullt e çajit të kamomilit e pajis organizmin me substanca antibakteriale.

Sipas shkencëtarëve, këto substanca e bëjnë kamomilin të nevojshëm në periudhat e të ftohurit./AgroWeb

të fundit

Barcola tregon pse u largua nga PSG-ja për t’iu bashkuar Liverpoolit

Bradley Barcola ka folur për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli, duke pranuar…

9 seconds ago

On Europe’s most wanted list: €20,000 reward for information on 41-year-old Serbian woman; two tattoos could help identify her

Policia holandeze ka nisur një kërkim ndërkombëtar për 41-vjeçaren, Ninoslava Jović, nga qyteti i Nishit në Serbi, e dyshuar për…

15 seconds ago

Amy Acton set to become Ohio’s first female governor after defeating Trump-backed Republican

Demokratja Amy Acton ka fituar zgjedhjet për guvernatore në Ohio, sipas parashikimeve të mediave amerikane, duke u bërë gruaja e…

29 seconds ago

The five countries best equipped to withstand a global disaster or war, two of them in Europe

Në një kohë kur bota përballet me tensione gjeopolitike, ndryshime klimatike dhe rrezikun e krizave të mëdha globale, gjithnjë e…

44 seconds ago

Christa Pike, 50, survived two rounds of lethal injection; documents reveal a rare form of cancer

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

1 minute ago

Cyberattack targets blood refrigerators in France as hackers try to set temperature to 110 degrees Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

2 minutes ago