lifestyle

Kur duhet të hamë darkë që të mos shëndoshemi?

Një studim i ri nga studiuesit e Harvardit sugjeron se mund të jetë më mirë të hani darkë më herët gjatë ditës. Hulumtimi, i publikuar në Cell Metabolism, zbuloi se koha e ditës kur hamë darkë ndikon në urinë dhe oreksin tonë, nivelet e energjisë dhe mënyrën se si trupi ruan yndyrën.

“Në hulumtimin tonë, ne pyetëm nëse koha kur hamë ka rëndësi kur ushqehemi shëndetshëm,” thotë Nina Vujovic, një studiuese në departamentin e gjumit dhe çrregullimeve cirkadiane në spital dhe autore e studimit.

Të lidhura

None found

Studiuesit kërkuan 16 vullnetarë mbipeshë që të hanin të njëjtat vakte në dy orare të ndryshme. Për shembull, një grup hante në orën 9 të mëngjesit, 13 pasdite dhe 17 pasdite, dhe tjetri në 13:00, 17:00 dhe 21:00.

Pjesëmarrësit regjistruan nivelet e urisë dhe oreksit të tyre, ndërsa studiuesit morën mostra gjaku, matën temperaturën e trupit dhe shpenzimin e energjisë. Përveç kësaj, ata bënë biopsi të indit dhjamor për të krahasuar se si modele të ndryshme diete ndikojnë në mënyrën se si trupi ruan yndyrën.

Ushqimi vonë rrit urinë dhe djeg kaloritë më ngadalë

“Ne donim të testonim mekanizmat që mund të shpjegojnë pse ngrënia vonë rrit rrezikun e obezitetit. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se darkat e vona shoqërohen me një rrezik të shtuar të obezitetit, rritje të yndyrës në trup dhe më pak sukses në humbje peshe. Ne jemi të interesuar pse”, shtoi Frank Scheer, i cili gjithashtu ka punuar në studim.

Rezultatet treguan se ngrënia e vonuar rriti urinë, reduktoi shpenzimet e energjisë, digjte kalori më ngadalë dhe ndryshoi shprehjen e gjenit të indit dhjamor, i cili nxit rritjen e yndyrës, duke treguar se të gjitha këto ndryshime së bashku mund të rrisin rrezikun e obezitetit. Të ngrënit më vonë gjithashtu dyfishoi gjasat e rritjes së urisë dhe krijoi nivele më të ulëta të hormonit leptin, një hormon i prodhuar kur jemi të ngopur.

“Kemi zbuluar se ngrënia vetëm katër orë më vonë ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në nivelet tona të urisë, mënyrën se si djegim kalori pasi kemi ngrënë dhe mënyrën se si ruajmë yndyrën”, shpjegoi Vujovic. Ajo argumenton se këto rezultate janë në përputhje me shumë studime të tjera, por kjo tregon gjithashtu se si dhe pse ngrënia më vonë mund të rrisë rrezikun e obezitetit.

Gjithnjë e më shumë njerëz po hanë darkë më herët

Studiuesit shpresojnë që përfundimisht të zgjerojnë studimin për të marrë parasysh variabla të tjerë që mund të jenë të pranishëm kur nuk janë në një mjedis të kontrolluar.

Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të hanë darkë më herët, gjë që sipas rezultateve të këtij studimi është një vendim i mirë. Për shumë njerëz, darka në orën 17:00 është një mënyrë për të shënuar fundin e ditës së punës dhe padyshim që ka përfitime të mëdha edhe për linjën.

 

të fundit

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

3 minutes ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

4 minutes ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

4 minutes ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

9 minutes ago

Gattuso udhëheq Lazion drejt një starti historik në Serie A

Gennaro Gattuso ka bërë një nisje të shkëlqyer në aventurën e tij të parë në krye të Lazios. Skuadra romake…

20 minutes ago

“Qajnë për fëmijët”, Sara Mila rrëfen kërkesat e prindërve për punësim

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

39 minutes ago