Nëse i gudulisni fëmijët mund të jetë diçka e dëmshme. Me siguri ju e shijoni shumë atë moment që fëmijët tuaj qeshin, mirëpo kjo ka disa anë negative
Ekspertët na shpjegojnë pse gudulisja nuk është një mënyrë e mirë për t’u argëtuar.
None found
Ndoshta një lojë do të jetë një ide më e mirë, sesa gudulisja.
Nëse fëmija po qesh nga gudulisja, nuk do të thotë se është i lumtur
Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. Kjo qeshje i bën prindërit të mendojnë se në të vërtet fëmija i tyre po e shijon këtë “lojë”.
Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjenja lumturie si ato kur një person qesh me një shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh.
Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin
Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtëruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të.
Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Michiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.
Manchester City ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligën Premier, duke regjistruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet…
Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ndërsa në pranga…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me…
Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas shtatë muajsh në krye të këtij…
Komisioni Evropian e bëri të qartë: udhërrëfyes për anëtarësim do të përgatiten për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.…
Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen në çështjen e vrasjes së Egli Progës. Ka…