lifestyle

Kujdes! Në këtë ditë të javës jeni më të rrezikuar nga sulmi në zemër

Sulmet e rënda në zemër kanë më shumë gjasa të ndodhin të hënën se ditët e tjera të javës. Të paktën kështu është përfundimi i një studimi për të cilin shkruan britanikja The Independent.

Studimi zbuloi se gjasat për një sulm në zemër që të ndodhë të hënën janë 13% më shumë se sa pritej. Doktorët në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve në Irlandë analizuan të dhënat e 10 538 pacientëve në të gjithë vendin.

Këta persona janë shtruar në spital mes viteve 2013 dhe 2018. Shumica e tyre kanë pasur lloj serioz sulmi në zemër, ose siç njihet infarkti i miokardit (STEMI). Kjo ndodh kur një arteriet kryesore të zemrës bllokohet.

Kërkuesit vunë re një rritje të këtyre sulmeve në zemër në fillim të javës, me nivel më të lartë të hënën.

The Independent shkruan se kishte gjithashtu norma më të larta se sa pritej të dielën, sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Mançester.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë plotësisht këtë fenomen. Studimet e mëparshme sugjeruan se sulmet në zemër kanë gjasa të ndodhin më shumë të hënën për shkak të ritmit kardiak, gjumit dhe ciklit të zgjimit. Sipas një fondacioni britanik, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 30 mijë shtrime në spital si pasojë e infarkteve të miokardit.

Kjo sëmundje kërkon vlerësim urgjent dhe trajtim për të minimizuar dëmtimin e zemrës. Zakonisht kryhet një procedurë për rihapjen e arteries koronare të bllokuar.

“Ne kemi gjetur një lidhje të fortë statistikore midis fillimit të javës së punës dhe incidencës së sulmeve STEMI. Kjo është thënë edhe më parë, por qëndron ende një kuriozitet”, tha kardiologu Jack Laffan, i cili udhëhoqi studimin e Kolegjit Mbretëror në Irlandë.

 

të fundit

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e…

4 minutes ago

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor…

25 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…

37 minutes ago

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…

1 hour ago

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

8 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

9 hours ago