Categories: lifestyle

Koha për të nisur dietën? Mëso 3 sekretet kryesore që duhet t’i dish më parë

Sa herë mbarojnë pushimet e nis rikthimi në punë dhe sezoni i vjeshtës, një pjesë e mirë prej nesh vijmë me mendje të re për të nisur dietën (nuk është e thënë ta mbajmë premtimin që i bëmë vetes në plazh).

Por para se të nisësh një dietë me një ushqyerje të shëndetshme dhe jo hiperkalorike duhen pasur parasysh shumë gjëra. Është mirë të mos i kapërcejmë hapat.

Të lidhura

None found

Pi shumë ujë dhe pije të tjera jokalorike

Njerëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë. Prandaj mund të marrësh kalori shtesë kur në fakt ajo që të duhet është një gotë me ujë të ftohtë.

Nëse nuk të pëlqen të pish thjesht ujë, shto një fetë limoni apo kastraveci, ose përziej çajra me shije të ndryshme si ai i mangos dhe pjeshkës, të cilët kanë shumë shije, por pak kalori.

Mendo çfarë të shtosh, jo çfarë të heqësh

Mundohu që të konsumosh 5-9 racione frutash ose perimesh çdo ditë. Duket shumë? Nuk është, sepse mund të përgatisësh një turli me pesë lloje perimesh dhe ja ku e kalon klasën. Për më tepër, ia vlen, sepse në të njëjtën kohë merr sasinë e fibrave që të nevojitet dhe ngopesh më shpejt. Për të mos përmendur të gjitha vetitë e tyre. Më shumë sesa 200 studime kanë dëshmuar cilësitë kuruese të elementeve të gjetura në këto ushqime.

Je vërtet e uritur?

Kjo nuk është një pyetje njëmiliondollarëshe, por vlen me siguri miliona kalori. Sa herë të vjen për të ngrënë, analizo nëse është uri apo thjesht ndjen një boshllëk në stomak që do ta mbushësh. Michelle May, autore e një libri të botuar në disa gjuhë për urinë, porosit që këto dy ndjesi nuk duhen ngatërruar. “Nëse “gërryerja” nuk vjen nga uria e mirëfilltë, të ngrënit nuk do ta qetësojë kurrë atë”,- thotë ajo. Kështu që kujdes me sasinë. “Stomaku yt është vetëm sa grushti, kështu që ai do vetëm një grusht ushqim për t’u ndjerë rehat”,- thonë dietologët.

të fundit

Barcelona shqyrton shtatë alternativa për përforcimin e sulmit, nga Lautaro te Gyokeres

Barcelona ka përzgjedhur shtatë kandidatë për ta përforcuar repartin ofensiv këtë verë, teksa drejtuesit e klubit synojnë të transferojnë një…

7 minutes ago

Gacaferi për largimin gradual të NATO-s nga ura e Ibrit: Serbisë i shuhet çdo shpresë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është njoftuar nga NATO-ja për tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të misionit të KFOR-it…

7 minutes ago

A je gati të vdesësh?”/ I maskuari si “Chucky” përndjek dhe kërcënon 6 persona në Filadelfia, policia kërkon kapjen e tij

Një burrë i maskuar me një maskë të personazhit horror Chucky dyshohet se ka terrorizuar banorët e Filadelfias, duke shënjestruar…

7 minutes ago

Taranto 2026”, Bushi: Respektojmë Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, por objektivi ynë është kualifikimi

Trajneri Alban BushiKombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar…

13 minutes ago

Dy shtetas turq kallëzohen për zhvatjen e dy gostivarasve përmes kërcënimeve

MPB Maqedoni njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër T.D. (55) dhe…

20 minutes ago

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet në Rinas 32-vjeçari! Do ekstradohet në Kosovë

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Policia thotë…

23 minutes ago