Categories: Uncategorized

Ushqimet që djegin vetë kaloritë tuaja të tepërta

Dieta mesdhetare përfshin në vetvete, ushqime që mund ta ndihmojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë yndyra. E në të njëjtën kohë, të ndiheni më të ngopur, pa rënë në tundim për të konsumuar ushqime me kalori të larta.

Cilat janë ato?

Të lidhura

None found

1. Speci djegës.

Përmban një substancë në dukje pa shije, “capsaicina”, e cila duket se është në gjendje për të frenuar oreksin dhe rritjen e metabolizmit, por vetëm për pak kohë. Duke shtuar këtë erëz në ushqime, ju keni tendencë për të ngrënë më pak për shkak se është shumë djegëse.

2. Çaji jeshil.

Përbërësit aktivë të çajit të gjelbër mbeten të papërthithur menjëherë nga trupi. Më i rëndësishmi prej tyre është “catechins”, një polifenol fuqishëm. Dhe për të marrë efektet e mira të këtij lloji çaji, duhet ta konsumojmë në sasi të mëdha, të paktën pesë gota në ditë, e barabartë kjo me një litër.

3. Portokalli i kuq.

Është një fryt që është i përfshirë gjithmonë nëpër dieta, jo aq shumë për aftësitë e tij për të djegur dhjamin, sesa për kaloritë e ulëta të tij (nga 26, deri në 100 gram), sheqerin e ulët dhe shumë fibra, të cilat e zgjasin më shumë tretjen.

4. Shalqiri.

Është një ndër ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të ujit dhe që ju siguron një ndjenjë më të madhe të ngopjes. Shalqi ka vetëm 16 kalori për 100 g, pa yndyra dhe sheqer të ulët. Ëmbëlsia e tij në fakt, nuk është nga sheqernat, por substanca natyrore aromatizuese që kontribuojnë një krijimin e një ndjenje të ngopjes. Mundohuni të hani një fetë para se të uleni në tavolinë dhe do shihni sesi oreksi juaj do të ulet dhe ju do të hani më pak.

5. Dardha dhe molla.

Të dyja këto fruta mund të hahen si një meze e lehtë, sepse të dyja përmbajnë ujë, i cili ju ndihmon të ndiheni të ngopur. Jo vetëm që janë të ulëta në kalori dhe të larta në fibra, por ndihmojnë edhe në tretje.

6. Perime të pazjera.

Ata mund të jetë një alternativë e mirë për dietën tuaj.

Ku mes tyre e para renditet selinoja, e cila ka vetëm 8 kalori.

7. Kafja.

Ju shpesh dëgjoni se kafja ju bën të humbni në peshë. Por a është e vërtetë kjo? Në fakt, kafja përmban shumë pak kalori dhe ju bën që të ndiheni ende të uritur, por jo që të humbni në peshë.

8. Supat.

Ata që e fillojnë një vakt me një tas supë, e pakësojnë konsumin e kalorive, sepse ajo të çon në ngopje.

9. Sallata.

Ka gjithmonë një mënyrë që ju largon nga ngopja e plotë, e kësisoj nga shëndoshja. Thjesht, duke ngrënë një sallatë para vaktit.

10. Uthulla.

Uthulla me vaj dhe erëza, është një përsosmëri e Mesdheut, e gjithashtu një nga mënyrat për t’i bërë perimet më të shijshme.

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

4 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago