lifestyle

Kjo është sasia normale e rënies së flokëve brenda një dite

Jatëku i mbuluar, me qime, dyshemeja e veshjet po ashtu ? Me siguri që gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se sa shumë flokë ju bien! Por përpara se të alarmoheni duhet të dini se rënia e flokëve është një proces sa biologjik po aq dhe i natyrshëm.

Një person humbet mesatarisht 60 deri në 100 fije flokë të ditë. Nuk duhet të gënjeheni nga gjatësia e flokëve e të mendoni se po humbni shumë flokë, ndonëse në periudha të caktuara kjo gjë ndodh.

Të lidhura

None found

Sa gjenetike, kjo gjë përcaktohet nga stili i jetesës dhe shumë faktorë të tjerë. Çdo lloj traume fizike apo emocionale si për shembull një operacion, një aksident apo një sëmundje mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve.
Shtatzënia është një ndër shkaqet kryesore të rënies së flokëve. Ndryshimi i balancave të hormonove ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e flokëve

Shumë vitaminë A. Nëse për çfarëdo lloj arsye po merrni vitaminë A, mbidozat e kësaj vitamine shkaktojnë rënie floku
Mungesë proteinash. Nëse regjimi juaj shqimor nuk përmban sasinë e duhur të proteinave që kërkon trupi, mund të ndesheni me tufa flokësh nëpër shtëpi.
Anemia është një ndër sëmundjet që ndikon drejtëpërdrejtë në rënien e flokëve.

Mungesë të vitaminës B. Nëse mbidoza e vitaminës A ju shkakton probleme, defiçitet e vitaminës B mund t’ju shkaktojnë të njëjtin problem.
Lupus, një sëmundje auto-imune mund të shkaktojë rënie flokësh.
Rënia drastike në peshë mund të shoqerohet gjithashtu me rënie flokësh.
Medikamentet të ndryshme si antidepresantët apo pilulat e dobësimit kanë efekt negativ në shendetin e flokëve.

Nëse ndiqni këshillat e mëposhtme procesi i rritjes së flokëve do të përshpejtohet

1. Masazhoni skalpin e kokës në të lagur e të thatë
Nuk është e thënë që skalpin ta masazhoni vetem gjatë kohës së dushit, por dhe pas tij me disa pika vji esencial. Në këtë mënyrë ju do të përshpejtoni qarkullimin e gjakut dhe folikuat e flokëve do të ushqehen më mirë.

2. Vitamina
Dermatologë të ndryshëm sugjerojnë gjithashtu marrjen e vitaminave për të ushqyer flokët dhe përshpejtuar procesin e rritjes. Vitamina duhet të përmbajë derivate të vitaminës B dhe antioksidantë.

3. Prijini flokët rregullisht
E dimë që vajzat u shmangen parukiereve, vetëm sepse nuk duan të shkurtojnë flokët, por nëse dëshironi që këto të fundit të rriten shpejtë e të jenë të shëndetshme pritini rregullisht.

4. Mos harroni zbutësin
Shampoja largon papastërtinë nga flokët, ndërsa balsami ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve.

5. Shpëlajini me ujë të ftohtë
Shpëlarjen e fundit duhet ta bëni disa sekonda me ujë të ftohtë. Kjo do të parandalojë humbjen e lagështisë nga rrënjët e flokëve.

të fundit

Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme përpara

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…

17 seconds ago

Rama mocks Russian journalist sanctioned by EU over posts about protests in Tirana: What’s he got against Albania?

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…

3 minutes ago

Fire engulfs livestock facility and dry hay warehouse in Cërrik

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…

3 minutes ago

U.S. banks’ online services disrupted, leaving thousands of customers unable to access their accounts

Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…

3 minutes ago

The 170th protest against the government ends in Tirana

Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve. Policia…

4 minutes ago

Waitz: Corruption holds back North Macedonia’s development, efforts needed to overcome obstacles from Bulgaria

Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së…

4 minutes ago