lifestyle

Kjo është alergjia më e përhapur në shtëpitë tona, mjekja e njohur: Si të shpëtoni

Shtëpia mund të jetë gjithashtu një shkaktar i shpeshtë i alergjive tuaja, prandaj është e nevojshme të dini disa këshilla. Mjekja alergologe, Ornela Marko ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për shkaqet më të zakonshme të alergjisë.

Marko shpjegoi se krahas papastërtive natyrore apo produkteve, kafshët shtëpiake mund të jenë gjithashtu një burim alergjie. “Në ambientin e shtëpisë mund të vijë dhe nga substancat kimike që përdorim. Një këshillë për nënat e reja. Ne duhet t’i lëmë fëmijët sa më të vegjël që të bëhen pis, kemi nevojë për mikrobe nëse duam t’i shpëtojmë alergjisë.

Akoma nuk është maturuar sistemi imunitar i fëmijës dhe në varësi të kontaktit me faktorët e jashtëm e orientojnë drejt luftës ndaj viruseve dhe alergenëve. Sa më shumë kontakt të ketë me bakterin, nuk e lëmë që të sëmuret me temperaturë dhe të kemi pasoja madhore në të ardhmen me faktin që sistemi imunitar orientohet drejt luftës ndaj alergenëve.”, tha ajo.

Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur alergjinë që vijnë nga këta faktorë? “Duhet filluar me ambientin e dhomës së gjumit. Duhet të eliminojmë në maksimum perdet e rënda, të lahen shumë shpesh dhe të jenë të holla. Duhet të ketë sa më pak orendi që të mos na krijohet momenti i mbivendosjes së një akarieni në orendi. Kur marrim pluhurat të jetë një leckë e lagur.

Përsa i përket jorganit dhe çarçafëve, të lahen shumë shpesh me ujë të nxehtë. Tek dyshekët të vendosen mbulesa për të mos depërtuar akarieni në kontakt me lëkurën tonë. Tepeti të jetë me qime shumë teë vogla, të mirëkomandueshëm për t’u larë dhe pastruar.“, theksoi mjekja.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago