lifestyle

Këto janë ushtrimet e vetme që ndihmojnë të gjitha gratë që vuajnë nga mosmbajtja e urinës

Ushtrimet Kegel ndihmojnë për të parandaluar ose për të kontrolluar inkontinencën urinare (mos mbajtjen e urinës) ose problemet e tjera të dyshemesë pelvike. Një guidë hap pas hapi si t’i bëni ushtrimet Kegel në mënyrën e duhur. Këto ushtrime forcojnë muskujt e dyshemesë pelvike, e cila mban apo mbështet mitrën, fshikëzën e urinës, zorrën e hollë dhe rektumin. Mund t’i bëni këto ushtrime në çdo kohë.

Përse janë të nevojshme

Të lidhura

None found

Ka shume faktorë që favorizojnë dobësimin e e muskulaturës pelvike, si shtatzënia, lindja, ndërhyrjet kirurgjikale, mosha, vuajtja nga kapsllëku apo kolla kronike, dhe të qenët mbipeshë.

Ushtrimet e Kegelit rekomandohen kur:

– Gruaja ka dalje të disa pikave urinë gjatë teshtitjes, qeshjes apo kollitjes
– Nëse ka nevojë urgjente për të urinuar, edhe përse nuk ka kaluar shumë kohë nga urinimi i fundit.
– Nëse ka dalje te pakët materialesh fekale (incontinence fekale)
– Dhimbje kronike të fundit të barkut, ndjenjë rëndimi në vaginë, rektum apo fundin e barkut
– Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

Ushtrimet Kegel mund të bëhen gjithashtu gjatë shtatzënisë ose pas lindjes së fëmijës për të përmirësuar simptomat. Këto ushtrime janë më pak funskionale për gratë që kanë rrjedhje të shumtë të urinës kur teshtijnë, kolliten ose janë duke qeshur.

Si t’i bëni këto ushtrime? Së pari duhet të bëhet kujdes në gjetjen e muskujve pelvik dhe më pas të mësohet sesi të kontraktohen dhe relaksohen:

Gjeni muskujt e duhur: për të gjetur muskujt e dyshemesë pelvike duhet ndaluar në mes të urinimit: nëse arrihet të ndalohet urina, ata janë muskujt e duhur. Një tjetër mënyrë për të gjetur muskujt është duke vendosur një gisht në vaginë dhe më pas gruaja përpiqet ta shtrëngojë atë.

Perfeksiononi teknikën: pasi keni gjetur këta muskuj, bëni zbrazjen e plotë të urinës dhe shtrihuni në shpinë. Shtrëngohen muskujt, mbahen të kontraktuar për 5 sekonda, dhe më pas bëhet relaksimi. Kjo përsëritet 4 deri 5 herë rresht, dhe më pas synohet të zgjatet koha e kontraktimit dhe relaksimi në 10 sekonda.

Fokusohuni: për të pasur më shumë përfitime duhet të fokusohet në ngushtimin apo shtrëngimin vetëm të muskujve të dyshemesë pelvike. Kujdes duhet bërë në mbajtjen të relaksuar të muskujve të barkut, të kofshëve, apo të të ndenjurave. Nuk duhet të mbahet frymëmarrja gjatë ushtrimit, përkundrazi duhet shoqëruar me një frymëmarrje të lirshme.

Përsëritja deri 3 herë në ditë: duke pasur si qëllim kryerjen e të paktën 3 sesioneve me të paktën 10 kontraksion- relaksim secili sesion.

Është shumë e rëndësishme të mos bëhen këto ushtrime gjatë urinimit: pasi mund të shkaktojnë dobësim të muskulaturës, çka do të pasohet me urinim jo të plotë të saj, me zhvillim të infeksioneve urinare.

Kur bëhen ushtrimet Kegel? Këto ushtrime duhet të bëhen pjesë e rutinës ditore, ato mund të bëhen në çdo kohë, pavarësisht nëse gruaja është ulur në tavolinën e punës, apo shtrirë në divan, duke i dhënë makinës apo duke gatuar. Nëse ushtrimet bëhen rregullisht, rezultatet do të jenë të dukshme brenda pak muajsh.

të fundit

Pagat e magjistratëve mbeten të bllokuara/ Shoqatat e drejtësisë: Ministria e Financave po kërkon zbatimin e një formule të shfuqizuar

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku denoncojnë bllokimin…

31 seconds ago

Parliament opens new session amid clashes over territorial map; DP warns of Constitutional Court challenges and referendums

Deputetët do të rikthehen në Kuvend më 8 shtator, me një sërë reformash të pambyllura në rend dite, të cilat…

4 minutes ago

Alliance calls for open negotiations with LVV and sets six conditions for the president

Pas gjashtë deputetëve të LDK-së që kundërshtuan vendimin e partisë për Bekim Sejdiun president të Kosovës, Aleanca po thotë se…

5 minutes ago

Mickoski: Eksportet po avancojnë më shpejt se importet, deficiti tregtar në rënie dhe rritja vjetore mund të arrijë 4%

Eksportet po rriten më shpejt se importet, ndërsa deficiti tregtar po ulet, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu referuar të…

5 minutes ago

Jotova: North Macedonia must follow the European path; it has not fulfilled its obligations since 2022

Rruga e bllokuar e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut u rikthye në vëmendjen e opinionit publik bullgar, pasi ushtruesja…

6 minutes ago

Schalke ndal Bayern Munichun dhe siguron pikën e parë të sezonit

Schalke ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke i bërë ballë Bayern Munichut në një ndeshje…

15 minutes ago