Për shkak të mungesës së ujit në organizëm dhe për shkak të çrregullimit të punës së tij, në veshka krijohen toksine, të cilat pjesërisht nxirren jashtë nëpërmjet urinës.
Ky është vetëm njëri ndër shkaqet përse duhet t’i kushtoni kujdes ngjyrës së urinës tuaj.
None found
Urina që ka ngjyrë të errët gjithmonë është shenjë që me shëndetin tuaj diçka nuk është në rregull.
Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.
Çfarë na tregon urina për ne?
E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidratimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.
E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.
Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.
Portokalli: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…