Duket e natyrshme të stresoheni, teksa planifikoni ditën e madhe!
Ka kaq shumë gjëra për të menduar dhe një listë të gjatë për të bërë, nga finalizimi i numrit të të ftuarve deri te gjetja e veshjes perfekte, dekori i ambientit etj.
None found
Ja katër shenjat e horoskopit që shqetësohen në maksimum për këto aspekte organizative në ditën e altarit, shkruan Bustle.
Binjakët
Si shenjë Ajri, një Binjak nuk mund të vendosë për asgjë. Ata duan që dasma e tyre të jetë saktësisht perfekte, megjithëse nuk e kanë idenë se si duket perfekte. Binjakët janë shumë njerëz socialë, kështu që një pjesë e madhe e stresit ndodh kur ata përpiqen të përfshijnë shumë njerëz në këtë ditë të rëndësishme.
Ata stresohen mbi menynë dhe koston e dasmës, mbajnë parasysh shumë detaje specifike, si intoleranca ndaj glutenit, reaksionet që ka një i afërm ndaj ushqimeve të caktuara etj.
Gaforrja
Si shenjë Uji, Gaforrja është e lehtë të humbasë në një “det” emocionesh. Procesi i planifikimit të dasmës është shpesh stresues, sepse ata bëhen shumë sentimentalë. Një Gaforre qan kur zgjedh veshjen e dasmës, qan edhe në festën e beqarisë. Gjatë organizimit, të lindurit e kësaj shenje do t’u bërtasin miqve, më pas mes lotësh do u kërkojnë falje. Ndërsa duan një dasmë të madhe, ata përfundojnë me një numër të kufizuar njerëzish sepse Gaforret llogarisin gjithçka.
Virgjëresha
Virgjëreshat ëndërrojnë për një martesë përrallore ku çdo detaj përputhet me vizionin e tyre të përsosmërisë. Ata shpesh kanë lista të detajuara me emra dhe kontakte, sidomos falë syrit të tyre të mprehtë, ata shqetësohen edhe për nuancën e vërtetë të së bardhës në mbulesat e tavolinave apo në buqetat me lule. E gjithë kjo vëmendje ndaj detajeve do të thotë se Virgjëresha është gati të ndërhyjë edhe pse në ditën e madhe të dasmës, nëse diçka shkon keq apo jo sipas planifikimit.
Peshorja
Peshorja, e sunduar nga Afërdita është e dashuruar pas bukurisë dhe harmonisë. Kjo do të thotë se ata duan një dasmë të madhe që është mishërim i elegancës dhe ekuilibrit dhe teksa planifikojnë, ata përjetojnë momente pavendosmërie. Kërkimi i tyre i për përsosmërinë nuk ka të bëjë vetëm me standardet, por edhe me reagimin e miqve të tyre, shpesh duke i bërë ata të angazhohen si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…