Categories: lifestyle

Keni filluar punë të re? 6 gjërat që duhet t’i bëni që në muajin e parë

Kolegë të rinj, shef i ri, ekip i ri, potencial për rritje dhe ndoshta mundësi për një pagë më të mirë. Megjithatë, një punë e re sjell shumë stres. Ashtu si në ditën e parë të shkollës edhe këtu ju jeni fëmija i ri. Dallimi është se në punë, të gjithë kanë qenë aty për një kohë të caktuar, përveç teje.

Por ju dëshironi ta nisni mbarë, jo vetëm për të bërë përshtypje tek shefi, por edhe për të arritur sukses për veten. Ju duhet të punoni nën ndikimin e stresit dhe sikletit të një mjedisi të ri, ku do të bëni shumicën e gjërave.

Të lidhura

None found

Pavarësish kësaj, fillimi i një pune të re është emocionues. Ju po filloni një të ardhme të re, duke e pregatitur veten për të shkruar një histori të re në një faqe të pastër.

Për ta arritur këtë, ju duhet të bën disa gjëra brenda muajit të parë të punës, të cilat i bëjnë njerëzit e suksesshëm.

1. Ata janë të kujdesshëm me mënyrën se si komunikojnë dhe nuk kanë frikë të bëjnë pyetje.

Kur filloni një punë të re, duhet të bëni pyetje, sepse nuk dini se si funksionon zyra apo mjedisi i punës, kush bën çfarë, si dhe detaje të tjera. Por duhet të jeni të kujdesshëm për të mos bërë shumë pyetje dhe të përfundoni duke mërzitur kolegët e rinj ose t’i bëni ata të mendojnë se nuk dini çfarë të bëni. Merrni kohën që ju duhet dhe lëreni veten të mësojë gjatë ditëve të punës.

2. Ata përpiqen ta bëjnë më të lehtë jetën e shefit të tyre.

Ju duhet ta bëni më të lehtë jetën e shefit, menaxherit, kolegëve dhe jetën e kujtdo tjetri me të cilin punoni. Nëse mund ta bëni këtë, në pak kohë mund të shiheni si udhëheqës në zyrë.

3. Bëhet e qartë se çfarë pritet prej tyre.

Kur pritshmëritë nuk përcaktohen, të gjitha llojet e problemeve mund të shfaqen. Mund të shqetësoheni për gjëra që mund të ishin shmangur lehtë dhe nëse keni një shef apo koleg manipulues, ata mund të përfitojnë nga ju. Por kjo ju ndihmon edhe ju, sepse nëse e dini çfarë duhet të bëni, ju mund të planifikoni radhën e punëve.

4. Ata shoqërohen me të gjithë kolegët.

Brenda javës së parë apo të dytë, është e rëndësishme të filloni të shoqëroheni me kolegët, sepse kjo ju ndihmon edhe në punën tuaj.

5. Ata punojnë për të përparuar.

Në fillim, energjitë janë të larta dhe çdo ditë është një aventurë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ju mësoheni me punën dhe përparimi mund të ‘ngecë’. Për të shmangur këtë, në fund të çdo jave, merrni kohën që ju duhet për të caktuar qëllime të reja dhe për të parë se çfarë keni arritur.

6. Ata gjejnë një mik për t’i udhëhequr.

Gjithmonë, është dikush që ka kaluar të njëjtat gjëra si ti dhe vendos të të ndihmojë. Ky person mund të jetë thjesht një orientues i sjellshëm, por mund të bëhet edhe miku juaj.

Kërkoni gjithmonë për dikë që është i gatshëm të ndihmojë që në ditët e para.

të fundit

FSHF propozon kandidaturën e Aleksander Čeferinit, për rizgjedhje si President të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand…

18 seconds ago

Një muaj më parë Gjesti i shkatërroi zyrat dhe i kërkoi paratë, arrestohet në Kosovë drejtori i kompanisë “Onima”

Drejtori i kompanisë “Onima”, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”. Rastin…

22 minutes ago

Prej muajsh protestojnë për vjedhjen e pronave, banorët e Rrjollit marrin pjesë në seancën plenare në Kuvend

Banorët e Rrjollit, të cilët prej muajsh protestojnë për çështjen e pronave në zonën bregdetare të Velipojës, kanë qenë të…

24 minutes ago

Burgim i përjetshëm për bashkëshortin që vrau ish-finalisten e “Miss Zvicra”

Një nga krimet më tronditëse të viteve të fundit në Zvicër mori këtë të mërkurë epilogun gjyqësor. Gjykata Penale e…

58 minutes ago

Genta Tafa betohet si komisionere kundër diskriminit në seancën plenare, demokratët: Ky është një turp!

Genta Tafa u betua si Komisionere kundër Diskriminimit gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Gjatë betimit të saj,…

60 minutes ago

Eurovision thyen rregullin pas 28 vitesh, përjashtim special për Finlandën

Për herë të parë pas 28 vitesh, një nga rregullat më të rrepta të Eurovisionit do të thyhet në finalen…

1 hour ago