Categories: lifestyle

Karizmatikët e horoskopit që fitojnë menjëherë simpatinë e të gjithëve

Askush nuk mund t’i rezistojë joshjes së këtyre shenjave!

Gaforrja

Gaforret janë ata persona që të gjithë do të donim t’i kishim përreth, pasi e dimë që mund të mbështetemi tek ata në çfarëdolloj situate. Të trajtojnë gjithmonë me ngrohtësi dhe durim, të kuptojnë si askush tjetër dhe të japin këshilla të mençura që të ndihmojnë të zbulosh një realitet më të lumtur dhe një sukses më të madh.

Këta njerëz shpërndajnë pozitivistet kudo që shkojnë, duke fituar kështu zemrën e të gjithë atyre me të cilët u kryqëzohet rruga.

Luani

Luanët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos për personalitetin e tyre. Edhe pse mund të jenë krenarë dhe ekzibicionistë, i trajtojnë të tjerët gjithmonë me respekt dhe ndjeshmëri, duke qenë gjithmonë gati për të bërë miq të rinj dhe duke demonstruar besnikërinë e tyre karakteristike.

Njerëzit përjetojnë një lloj joshjeje dhe admirimi për këta përfaqësues të zodiakut duke qëndruar përkrah tyre sa më gjatë të jetë e mundur, pasi mund të mësojnë shumë prej tyre.

Peshorja

Peshoret janë njerëz simpatikë dhe të këndshëm që i bëjnë të gjithë të ndihen rehat pranë tyre. Mënyra e tyre të parit të jetës dhe fakti që s’kanë nerva për drama i bën një burim pozitiviteti  duke joshur edhe zemrat më të ftohta e më të mbyllura.

Këta persona dinë të jenë zbavitës në çdo moment dhe janë gjithmonë të përulur, duke i ndarë njohuritë e tyre me zemër të hapur. Janë  ‘institucione’ të vërteta të empatisë!

të fundit

Shqipëria vazhdon të lëkundet, ja tërmetet e orës së fundit!

Mëngjesi i sotëm ka nisur me disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, të cilat janë ndjerë kryesisht në qendër dhe jug…

43 minutes ago

Shkundet Shqipëria! Lëkundje të fuqishme godasin vendin, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje të forta tërmeti ja ë ndjerë mëngjesin e sotën në qendër dhe perëndim të vendit. Sipas të dhënave paraprake…

1 hour ago

Top 10 transferimet më të shtrenjta të verës 2025 deri tani – Liverpool, Man City dhe Real Madrid dominojnë

Afati kalimtar i verës 2025 është në kulmin e tij dhe klubet më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City…

7 hours ago

Horoskopi 24 qershor, zbuloni shenjat që do të surprizohen

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe…

7 hours ago

Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me raketa të Iranit në një bazë…

7 hours ago

PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat…

7 hours ago