lifestyle

Ka punuar për 10 vite në avion, stjuardesa tregon veprimin që nuk duhet ta bëni kurrë gjatë udhëtimit

Një stjuardesë ka zbuluar pse pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në aeroplan – veçanërisht ushqimin dhe pijet.

Kur ulemi në një fluturim, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin në pjesën e pasme të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit.

Të lidhura

None found

Por ka një arsye shumë josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.

Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë dhe di një ose dy gjëra rreth fluturimit.

Në një artikull për Insider, ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë shpesh një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen ndërmjet fluturimeve.

Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. Ajo tha: “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”.

“Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje zakonisht nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për një pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”.

të fundit

Siljanovska and Slaveski Discuss Economic Stability and Proposal for Third Deputy Governor

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, i cili e informoi për treguesit…

8 minutes ago

Presidenca sqaron hapat për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët…

8 minutes ago

Death Toll from 7.7-Magnitude Earthquake in Indonesia Reaches 100

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë lindore më 15 gusht është rritur në 100, tha…

8 minutes ago

Tragic incident in Shëngjin: 18-year-old from Kosovo found dead in the sea

Këtë të hënë sot 24 gusht 2026, një 18-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.…

9 minutes ago

New fire in Pukë / Flames near the cemetery in Bojdan, suspected arson

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, konkretisht në zonën e njohur si Bojdan. Flakët…

9 minutes ago

Tanker Hit Near Yanbu, Suspicion Turns to Iran-Backed Houthis

Aspekti më shqetësues i sulmit të ri në Detin e Kuq nuk është vetëm zjarri që shpërtheu në anijen cisternë,…

10 minutes ago