Që prej datës 21 qershor kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Gaforres, një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit (bëni gati shamitë të qajmë tani). Dhe mesa duket kjo karakteristikë është shumë përcaktuese edhe në marrëdhënien e tyre me dashurinë. Nëse partnerja juaj i përket kësaj shenje, bëni mirë t’i mbani mend atë që kemi shkruar pak më poshtë pasi do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë njeriun që keni në krah. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për burrat, por edhe vetë femrat Gaforre pasi i ndihmon të njohin më mirë veten e tyre.
FEMRA GAFORRE NË DASHURI
None found
Femrat e lindura në shenjën e Gaforres nuk kanë frikë të shfaqin anën e tyre më romantike kur janë të dashuruara. Do të ishte habi po të mos e bënin në fakt. Pra, nëse ktheheni në shtëpi dhe gjeni petale dhe trëndafila në të gjithë shtëpinë, mos u ndjeni në faj se mos keni harruar përvjetor, është thjesht gjesti emotiv i radhës. Duke qenë se janë shumë të ndjeshme, Gaforret kërkojnë një partner me karakter të fortë, të vendosur dhe që s’bën kurrë kompromise me vlerat e parimet e tij.
Gaforret shquhen për aftësitë e tyre komunikuese dhe kjo gjë i ndihmon të mos mbajnë sekrete nga partneri, por të flasin gjithmonë me të për gjithçka, madje edhe për ato tema që mund të konsiderohen tabu. Është shumë besnike dhe pret të njëjtën gjë, urren gënjeshtrat dhe shtirjen. Ka një temperament shumë zotërues dhe egoist që maskohet shumë mirë gjithmonë nga ëmbëlsia. I pëlqen të përkëdhelet, të ndihet e mikluar dhe e dëshiruar nga partneri.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në…
Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin…
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt,…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të…
Pas një periudhe pikëpyetjesh rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit mes Arbana Osmanit dhe produksionit të “Ferma VIP”, tashmë duket se është…