Categories: lifestyle

7 arsye të forta pse duhet të dashuroheni me një Gaforre

Askush nga ne nuk është në gjendje të listojë arsyet pse është i dashuruar me një person, megjithatë nëse keni një partner të shenjës së Gaforres, këto shenja do t’ju bindin për të qenë bashkë me të. Përgatituni, sepse karakteri i tyre fsheh më shumë nga ato që duken…

Mbrojtje e lartë:

Të lidhura

None found

Një Gaforre nuk do të lejojë askënd të të lëndojë. Nuk dëshiron të të mungojë asgjë, sepse nuk duron dot të të shikojë të mërzitur për çfarëdolloj arsyeje. E vetmja gjë që kërkon në shkëmbim është të ndihet i sigurt në shoqërinë tënde.

Jemi një familje:

Një Gaforre është partizan i mendimit “Familja mbi të gjitha”. Të jesh i sigurt që nëse arrin të hysh në zemrën e tij, për të bëhesh një njeri i veçantë, të cilit i kushton shumë rëndësi dhe e mbron me çdo kusht.

Kupton:

Pak njerëz mund të dëgjojnë vërtet mendimet, shqetësimet, problemet e hallet tuaja. Ai bën çdo gjë për të qetësuar situatën. Përqafimi i tij nxë të gjitha ato që të shqetësojnë dhe shuan zjarrin që djeg zemrën tënde.

Perspektiva:

Asnjë person që i përket shenjës së Gaforrës nuk i hyn një lidhjeje, për të cilën në mendje nuk i ndizet drita e kuqe “Perspektivë ecurie”. Nuk është nevoja të bëni diçka të veçantë për të hyrë në zemrën e tyre. Nëse keni perspektivë, një Gaforre jua tregon që në fillim. Ka brenda saj atë që quhet instinkt.

Ndjeshmëria e thellë:

Ndjeshmëria e tij është e thellë dhe e fshehur nën forcën e mbrojtjes emocionale, shikimeve të ngrira dhe nervave shpërthyese. Me pak fjalë, ana e tij e ndjeshme është dhuratë për ata pak veta që ai mendon se mund t’u hapet pa doreza.

Mite seksuale:

Gojëdhënat thonë se Gaforrja është një shenjë agresive dhe sulmuese. Por duhet të dini se një Gaforre nuk sulmon pa pasur një strategji në mendje. Pret momentin e duhur për të bërë lëvizjen që do të të fusë në folenë e vet erotike. Edhe nëse të fut, nuk të le të dalësh sërish. E vërtetuar!

Dashuria e bën botën të rrotullohet:

Një Gaforre jeton dhe merr frymë vetëm për dashurinë e vërtetë. Një dashuri që konsiston me punën e përditshme dhe vlerat artistike, me logjikën dhe qëndrueshmërinë, që për të do të thotë komunikim shpirtrash. Këto pritshmëri të larta janë edhe ato që lëndojnë thellë një Gaforre.

Gjithsesi, vetëm një gjë duhet të dish dhe të kesh kujdes. Marrëdhënia me një Gaforre është një zemër e flaktë që mbrohet nga një fushë e minuar vdekjeprurëse.

 

të fundit

Barcola tregon pse u largua nga PSG-ja për t’iu bashkuar Liverpoolit

Bradley Barcola ka folur për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli, duke pranuar…

9 seconds ago

On Europe’s most wanted list: €20,000 reward for information on 41-year-old Serbian woman; two tattoos could help identify her

Policia holandeze ka nisur një kërkim ndërkombëtar për 41-vjeçaren, Ninoslava Jović, nga qyteti i Nishit në Serbi, e dyshuar për…

15 seconds ago

Amy Acton set to become Ohio’s first female governor after defeating Trump-backed Republican

Demokratja Amy Acton ka fituar zgjedhjet për guvernatore në Ohio, sipas parashikimeve të mediave amerikane, duke u bërë gruaja e…

29 seconds ago

The five countries best equipped to withstand a global disaster or war, two of them in Europe

Në një kohë kur bota përballet me tensione gjeopolitike, ndryshime klimatike dhe rrezikun e krizave të mëdha globale, gjithnjë e…

44 seconds ago

Christa Pike, 50, survived two rounds of lethal injection; documents reveal a rare form of cancer

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

1 minute ago

Cyberattack targets blood refrigerators in France as hackers try to set temperature to 110 degrees Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

2 minutes ago