lifestyle

Ja pse nuk duhet të hani kurrë para televizorit

Një ndeshje futbolli ose një film, me një tas me kokoshka, patate të skuqura dhe një kanaçe birrë ose kola. Ky besoj është kombinimi është klasik pas një dite të gjatë e të lodhshme.

Një gjë e tillë mund të jetë e këndshme në rast se nuk e bëjmë shumë shpesh, por nëse kthehet në një zakon të përditshëm atëherë duhet të kuptoni që po dëmtoni trupin tuaj. Kjo pasi sipas shkencës ndërkohë që po hani dhe bëni një aktivitet tjetër, ju ” e shpërqendroni ” trurin tuaj duke e marrë sinjalizimin e ngopjes shumë më vonë. Kjo ndikon në ngrënien me tepricë më pas.

Të lidhura

None found

Veç kësaj ka dhe shumë arsye të tjera pse nuk duhet të hamë përpara televizorit.

1. Ndjesia e ngopjes

Ky është sinjali neurologjik që na sinjalizon sa kemi ngrënë dhe sa nevoja ka trupi jonë për tu ngopur. Nëse ky ekuilibër ndryshon nga aktiviteti që ne po bëjmë ndërkohë që po hamë, atëherë ne do të jemi të predispozuar të hamë më shumë se çduhet.

2. E thotë dhe shkenca

Një grup studiuesish bënë një studim për këtë gjë dhe arritën në përfundimin se aftësia për të dalluar se kur jeni të ngopur me sasinë e ushqimit, varet nga vëmendja që i kushton truri vaktit. Nëse ai përqendrohet në një aktivitet tjetër (televizori) më “të rëndësishëm”, atëherë ai do të “harrojë” të regjistrojë sasinë e ushqimit që po merrni.

3.Të ngrënit kërkon përqendrim

Dietologët shpesh na kërkojnë të përqendrohemi tek sasia e ushqimit që marrim gjatë një vakti. Shijimi e përtypja ngadalë na ndihmon të shijojmë dhe të marrim çdo shije të ushqimit. Kjo gjë e ndihmon trurin të na sinjalizojë të çohemi nga tavolina edhe kur kemi ngrënë një sasi më të vogël.

4. Ushqimi komod

Ngrënia para televizorit nuk është i vetmi zakon i keq që ne mund të kemi. Pushimi që ne bëjmë pas një dite të lodhshme pune mund të shoqërohet dhe me ushqime të ashtëquajtura “komode”. Këtu hyjnë patatet e skuqura, çokollata, akullorja të cilat nëse kthehen në zakon ju bën të “varur” prej tyre e sigurisht sjellin pasoja në organizëm si ushqime aspak të shëndetshme. Megjithatë për këtë ka një zgjidhje. Ju mund t’i zëvendësoni ato gjatë darkës me një aktivitet që mund të jetë një pazëll, vizatim apo një bisedë me familjarët. Nëse vazhdoni të keni uri këshillohet të pini një çaj bimor për tu qetësuar.

të fundit

Problemet me barin zhvendosin në Maribor ndeshjen Slloveni–Zvicër

Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të…

4 minutes ago

IPK evidenton shkelje të dyshuara nga Policia në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera…

6 minutes ago

Gjenerali Grynkewich në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK: në fokus siguria dhe stabiliteti rajonal

Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në…

17 minutes ago

Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Procedurat u respektuan, urdhri klasifikohet “sekret shtetëror”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

19 minutes ago

Avokati i familjes Ademaj: Ekzekutimi i Liridona Ademajt ishte përgatitur një vit më herët, kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit…

28 minutes ago

Mickoski: Student meal allowance could rise from 3,500 to 4,500 denars through the M-Services app

Kryeministri Hristijan Mickoski, zbuloi se dje për herë të parë është mbajtur takim i kryeministrit, ministres së arsimit dhe përfaqësuesve…

32 minutes ago