Sytë mund të ndihmojnë në zbulimin e shumë gjërave për shëndetin tonë.
Ekspertët janë shprehur se janë pesë gjëra që organi jonë i shikimit (syri) mund të tregojë për shëndetin tonë dhe se këto shenja mund të rezultojnë në një udhëzues për mjekun gjatë vizitës së pacientëv.
None found
Njollat e kuqe
Ndërsa në shumicën e rasteve njollat e kuqe nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, Giles Edmonds mjek optometrist dhe drejtori i shërbimeve klinike në Specsavers të Amerikës është shprehur se ato mund të sinjalizojnë situata vdekjeprurëse. Mund të sinjalizojë presion të lartë gjaku. Presioni i lartë i gjakut mund të nënkuptojë se keni një rrezik më të lartë për një atak në zemër ose goditje në tru dhe gjithashtu mund të çojë në komplikime me shikimin tuaj.
Njolla lundruese
Janë njolla në rrezen e shikimit që duken si rrjeta merimange që lëvizin kur lëvizni sytë tuaj. Shumë njerëz mund ta kenë pasur këtë por Giles thotë se njollat lundruese të vazhdueshme ndonjëherë mund të jenë një emergjencë shëndetësore.
Unazë blu
“Disa njerëz mund të vërejnë se një unazë me ngjyrë blu shfaqet rreth irisit të tyre, veçanërisht kur plaken,” tha Giles. Ai thotë se kjo shkaktohet nga kolesteroli në sy. Megjithatë, nëse këto zhvillohen në moshën nën 40 vjeç, mund të ketë një rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Ngjyrë e verdhë
Në mënyrë tipike një zverdhje e syve shkaktohet nga verdhëza , tha Giles. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për momentin pasi verdhëza është një shenjë kyçe e hepatitit , dhe kohët e fundit janë rritur rastet tek fëmijët.
Pamje e paqartë
Shikimi i paqartë mund të shkaktohet nga shumë gjëra dhe është jetike që ta kontrolloni atë, tha Giles. Shikimi i turbullt mund të tregojë gjithashtu gjendje të tjera në të cilat ndodhet syri, si katarakti ose degjenerimi makular i lidhur me moshën. Ju duhet të shkoni te mjeku pasi diabeti duhet të kontrollohet me ilaçe dhe shpesh me një ndryshim në stilin e jetesës.
Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.…
Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit…
Deklaratat e një prej drejtuesve të Tubimit Kombëtar (RN) kanë shkaktuar reagime të forta në Francë, pasi ai deklaroi se…
Izraeli po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të tetorit, ndërsa fushata elektorale ka nisur të bëhet gjithnjë e më e pranishme…
Situata nga zjarri në Himarë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonë. Deri më tani raportohet…
Një grup hakerash ka publikuar në rrjetin e errët rreth 1.4 milionë skedarë të vjedhur nga qeveria e qytetit të…