Shkencëtarët kanë zbuluar dëshmi të pjesëtarëve të një specieje misterioze që varroste të vdekurit dhe gdhendte simbole nëpër shpella, shumë kohë para se këtë ta bënin njerëzit modern.
Truri që i përket individëve të kësaj specieje të zhdukur, të njohur si Homo naledi, ishte i madh sa 1/3-ta e atij të njerëzve modernë.
None found
Zbulimet mund të ndryshojnë njohuritë që kemi mbi zhvillimin e species njerëzore, sepse deri tani, kjo lloj sjelljeje ishte lidhur vetëm me homo sapiensët dhe neandertalët. Zbulimet janë detajuar në 3 studime që do të publikohen në revistën “eLife”.
Fosilet që i përkasin Homo naledit u zbuluan fillimisht në një grup shepllash në Afrikën e Jugut, në vitin 2013, ku më parë janë gjetur edhe fosile të specieve të tjera.
Përveç fosileve në këto shpella u gjetën edhe vizatime murale, që vlerësohet të jenë 241 – 335 mijë vjeçare. Vizatime të ngjashme janë bërë nga Homo sapiensët dhe Neandertalët 80 dhe 60 mijë vite më parë.
“Zbuluam se ata kryenin rituale të lashta varrimi, përdornin simbole dhe kryenin aktivitete për këtë ditë. Edhe pse me tru më të vogël se njeriu, këto specie kryenin aktivitete komplekse lidhur me nderimin e të vdekurve”, tha paleoantropologia dhe eksploratorja e “National Geographic”, Dr. Lee Berger. “Kjo tregon që këto praktika, të cilat përdoren edhe sot në botën moderne, mund të mos i kenë shpikur njerëzit”.
Berger shpjegoi se Homo naledi ka disa ngjashmëri me njerëzit, si ecja drejt me dy këmbë dhe ndryshimi i formës së objekteve me duar, por kishte kokë më të vogël, shtat më të shkurtër dhe, pavarësisht se ishte më i dobët, kishte konstrukt më të fortë.
Në këto shpella u gjetën edhe fosile foshnjash të kësaj specieje dhe shkencëtarët mendojnë se vendi përdorej si varrezë. Studiuesit do të vijojnë të punojnë mbi këto zbulime, për të kuptuar deri në sa vite jetonte një individ i kësaj specieje, sa pranë Homo sapiensit ka jetuar dhe nëse do të mund të identifikohet dhe analizohet ndonjë kampion ADN-je.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është…
Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…
Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe…
Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…