lifestyle

I tha “Jo” vdekjes herën e parë, por çfarë ndodhi një javë më pas me 76-vjeçaren, që u “ringjall” ndërsa po e varrosnin

Një grua 76-vjeçare, e cila u shpall “gabimisht” e vdekur dhe i habiti familjarët duke trokitur në arkivolin e saj një javë më parë, tashmë ka ndërruar jetë.

Bella Montoya kaloi shtatë ditë në kujdes intensiv, por vdiq të premten në mbrëmje pasi pësoi një goditje në tru, tha ministria e shëndetësisë e Ekuadorit .

Të lidhura

None found

Ajo ishte nën mbikëqyrje pas incidentit të çuditshëm në qytetin Babahoyo, i cili nxiti një hetim qeveritar në spital.

Gjithashtu është formuar një komitet teknik për të shqyrtuar mënyrën se si spitali lëshon certifikatat e vdekjes.

Djali i saj Gilberto tha se ende nuk ka marrë ndonjë shpjegim mjekësor për atë që ndodhi nga autoritetet teksa paralajmëroi se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Montoya, një ish-infermiere, u kthye me urgjencë në spital pasi kaloi pesë orë të gjalla brenda arkivolit të saj në një shtëpi funerali të premten.

“Mamaja ime ishte e mbështjellë me çarçafë dhe duke goditur arkivolin, dhe kur u afruam, pamë se ajo po merrte frymë rëndë”-deklaroi djali i saj.

Ajo tani është kthyer në të njëjtën shtëpi funerali ku ndodhi fillimisht incidenti dhe do të varroset në një varrezë publike.

të fundit

Lukaku kalon minutazhin me Belgjikën në Botëror krahasuar me të gjithë sezonin te Napoli

Romelu Lukaku ka luajtur sot ndeshjen e dytë radhazi me Belgjikën në Kupën e Botës. Në të parën ai ishte…

40 minutes ago

Armando Broja zgjedh Cagliarin, edhe Parma hyn në garë për sulmuesin shqiptar

Armando Broja duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, pasi në Angli për momentin gjithçka duket e…

58 minutes ago

Katër gola dhe shumë emocione në Miami, Uruguai e Kepi i Gjelbër ndalen sërish në barazim

Uruguai dhe Kepi i Gjelbër kanë barazuar 2-2 në Miami në një ndeshje jashtëzakonisht emocionuese të raundit të dytë të…

2 hours ago

Mbappe pranon se bashkëpunimi me Dembelen në fushë mund të bëhet edhe më i mirë

Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit…

3 hours ago

VIDEO / Gjuajtje dënimi spektakolare, Kepi i Gjelbër realizon golin e tij të parë në historinë e Kupës së Botës

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës…

4 hours ago

Nga raftet e supermarketit te skena botërore, rrëfimi i veçantë i Tijjani Reijnders pas fjalëve: “Nuk je për futboll”

“Nëse vazhdon të stërvitesh kështu, nuk do të të zgjidhja as unë”, kjo është fjalia që Tijjani Reijnders thotë se…

4 hours ago