lifestyle

I fusni gishtat në hundë? Kjo është edhe një arsye që menjëherë të ndërprisni këtë ves

Prindërit e dëshpëruar, fëmijët e të cilëve injorojnë lutjet që të mos i fusin gishtat në hundë, mbase përfundimisht kanë gjetur argumentin me të cilin do të eliminojnë këtë shprehi – zhvillimi i mundshëm i inflamacionit të mushkërive.

Pneumokoku, shkaktar i inflamacionit bakterial të mushkërive, infeksioni i indeve të mushkërive i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk shërohet, bartet nëpërmjet ajrit, përkatësisht pikëzave, shpesh me kollë dhe teshtitje të individëve të infektuar.

Të lidhura

None found

Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën European Respiratory, një grupi vullnetarësh pneumokoku u është “fërkuar” nëpër shuplaka. Pastaj kanë marrë detyrë të pakëndshme që të përsërisin disa veprime më të shpeshta, fjala është për prekjen e përditshme, fërkimin apo futjen e gishtit në hundë.

“Ky studim ka treguar që bakteri mund të përhapet edhe me duar, madje edhe objektet (siç janë celularët dhe lodrat e fëmijëve) mund t’i kontribuojnë përhapjes së tij”, ka thënë Victoria Connor, shkencëtare në Universitetin e Liverpulit Royal Hospital.

Në nivel global inflamacioni i mushkërive çdo vit vret rreth 1,3 milionë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç.

Ndonëse hulumtimi i bërë në persona të rritur, Connor thekson që rezultatet e studimit janë orientuar në rend të parë ndaj prindërve të fëmijëve të vegjël.

“Ndoshta nuk është reale të pengohen fëmijët që të fusin gishtin në hundë apo të fërkojnë zonën e hundës, mirëpo këshilla për prindërit është – higjiena e rregullt dhe e mirë e duarve dhe pastrimi dhe larja e lodrave dhe e sipërfaqeve të tjera mund të ulë përhapjen e bakterit, si edhe rrezikun nga zhvillimi i infeksionit me pneumokok siç është inflamacioni i mushkërive”, thotë Connor.

të fundit

Kosova zgjeron raportimin për luftën kundër pastrimit të parave, çfarë përcakton udhëzimi i ri

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

2 minutes ago

Në gjyq juristi i Kadastrës për heqjen e kufizimit mbi një pronë në Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

4 minutes ago

Partia e Pensionistëve kërkon burg, konfiskim pasurie dhe ndalim të përjetshëm të funksioneve publike për të dënuarit për korrupsion

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

5 minutes ago

LSDM: Ish-anëtarët që punonin kundër nesh për para kaluan te ZNAM-i i Dimitrievskit

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

6 minutes ago

Majko kërkon kandidat që fiton në Tiranë dhe paralajmëron humbjen e bashkisë, Rama: Dyshimet e tij më nxisin të zgjedh drejt

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…

6 minutes ago

Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

6 minutes ago