lifestyle

Horoskopi i ditës, 5 Prill 2024

Dashi

Në këtë moment është e domosdoshme të mundoheni të sistemoni disa çështje të mbetura pezull në vendin e punës. Në dashuri do të jeni entuziastë dhe kjo, në sajë të disa konfirmimeve që keni marrë së fundmi.

Të lidhura

None found

Demi

Mundohuni që të mos bëni shpenzime të çmendura, pasi në këtë moment duhet të përqendroheni në realizimin e një projekti. Në dashuri parashikohen tensione dhe temperamenti juaj mund ti ushqejë më tej. Bëni kujdes me fjalët!

Binjakët

Kjo ditë fundjave do të jetë disi e zbehtë, për shkak të disa vonesave me të cilat do të haseni në punë. Tregohuni më të matur në menaxhimin e financave tuaja.

Gaforrja

Do të ndiheni dembel dhe të pafuqishëm, dhe gjithçka për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë periudhës së fundit. Këshillohet që të lini mënjanë të gjitha keqkuptimet në dashuri si dhe mundohuni që të risillni harmoninë në çift.

Luani

Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e frytshme dhe intriguese. Për ata që janë vetëm favorizohen takimet dhe një raport miqësor mund të kthehet në diçka më të konsoliduar dhe pasionante. Kjo e premte parashikon fitore të mëdha në punë.

Virgjëresha

Jeni lodhur së tepërmi gjatë periudhës së fundit, ndaj është normale që të ndiheni të pafuqishëm. Ajo që këshillohet është që ti delegoni edhe tek të tjerët çështjet më urgjente që kërkojnë zgjidhje. Në dashuri, do të merrni përgjigjet që prisnit prej kohësh.

Peshorja

Në këtë moment nuk duhet të humbni kohë dhe energji pas çështjeve që nuk iu interesojnë, për shkak se ka disa afate që duhen respektuar. Në dashuri, mos u tregoni shumë të ftohtë dhe të largët.

Akrepi

Dashuria do të jetë prioriteti i kësaj dite dhe do e gjeni veten të përhumbur nga sharmi i partnerit/es, gjë që do ju kthehet me të njëjtin intensitet. Këshillohet që të mos jeni të nxituar dhe të mos merrni një vendim shumë drastik.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë sipërfaqësorë në dashuri, sidomos nëse partneri/ja juaj është në kërkim të më shumë konfirmimeve nga ana juaj. Nisja e projekteve të reja, favorizohet pafund gjatë kësaj dite.

Bricjapi

Përfitoni nga kjo e premte për tu përqendruar më shumë në prioritetet tuaja. Bëni kujdes me luhatjet e humorit, për shkak se mund të krijojnë keqkuptime, të cilat vështirë se mund të kapërcehen kollaj.

Ujori

Kjo është një fazë e turbullt sa i takon emocioneve tuaja gjë që do ju lejojë që të rimëkëmbeni. Kjo e premte ofron mundësi shumë të mira, për rikthimin e pasionit në çift. Në punë, parashikohen mundësi të mira.

Peshqit

Mos u tregoni shumë kritik me bashkëpunëtorët tuaj, pasi ruajtja e një klime pozitive do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatet pozitive të projekteve që keni nisur. Përfitoni nga kjo ditë për të qëndruar më shumë me familjen.

të fundit

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

3 minutes ago

Polemika në Danimarkë: 149 persona, përfshirë miqtë, mashtruan një komedian për katër muaj

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

3 minutes ago

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

7 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

8 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

8 minutes ago

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

8 minutes ago