lifestyle

Horoskopi i ditës, 10 prill 2024

Dashi

Do të keni mundësi që të merrni disa propozime interesante, të cilat duhet ti vlerësoni me vëmendjen maksimale. Horoskopi i kësaj të mërkure parashikon një periudhë e cila do ju gjejë mjaft produktiv dhe gjatë së cilës do të çoni përpara projekte të reja.

Të lidhura

None found

Demi

Duhet të shmangni përfshirjen në diskutime të cilat mund të kompromentojnë autoritetin tuaj në vendin e punës. Do të jeni tepër emotiv dhe kjo gjë mund të çojë në reagime të tepruara. Bëni kujdes në dashuri.

Binjakët

Do të ndiheni disi të dekurajuar për shkak të sjelljes së partnerit/es tuaj. Megjithatë kjo nuk është një periudhë negative për dashurinë, përkundrazi. Mundohuni që të jeni më të kuptueshëm në raport me partnerin/en dhe stimuloni gjetjen e kompromiseve.

Gaforrja

Kjo ditë do të rezultojë mjaft e lodhshme, ku do të përballeni me beteja të shumta, të cilat do ju përhumbin në mendime. Megjithatë, sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, parashikohet një ditë intriguese, gjatë së cilës parashikohen takime të reja.

Luani

Parashikohet një ditë e cila do ju afrojë edhe më shumë me personin që keni përzemër ku do të shfaqni hapur ndjenjat tuaja. Mundohuni që të jeni spontan dhe mos kini frikë, pasi ky është momenti më i favorshëm për dashurinë.

Virgjëresha

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me eksperimentimet në vendin e punës, pasi në këtë moment, keni nevojë për të riorganizuar të gjitha kursimet tuaja ekonomike. Mundësi të mira janë fare pranë për ju.

Peshorja

Kjo e mërkurë do ju shohë mjaft ëndërrimtarë dhe romantik dhe kjo për shkak të gjetjes së sigurisë dhe qetësisë, në të gjitha raportet tuaja ndërpersonale. Përfitoni nga ky moment për të bërë një arratisje romantike dhe për të kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin/en.

Akrepi

Këshillohet që të mos përfshiheni në debate profesionale, për shkak se mund të dëmtojnë rëndë humorin tuaj. Në momentin që do të ndiheni të inatosur, prireni të jeni shumë agresiv. Në dashuri ka nevojë për më shumë dialog.

Shigjetari

Mundohuni të mos ndikoheni nga sjelljet negative të disa kolegëve tuaj, për shkak se ky është një moment i favorshëm për projektet e punës. Sugjerohet që në dashuri të mos nxitoheni, sidomos në lidhjet e nisura prej pak kohësh.

Bricjapi

Kjo ditë do ju gjejë tejet të lodhur dhe kjo për shkak të një sërë angazhimesh, me të cilat jeni përballur gjatë javëve të fundit. Megjithatë parashikohet një e mërkurë e rëndësishme për të rizgjuar romanticizmin.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të përmbyllni me sukses të madh disa negociata në punë. Duhet të jeni gati për tu përballur me sfida të reja dhe stimuluese për krijimtarinë tuaj. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Peshqit

Do të tërhiqeni pa masë nga një person, i cili do të shfaqë një karakter krejt ndryshe nga i juaji. Mundohuni që të tregoheni më pak impulsiv, për shkak se qetësia dhe durimi, do të rezultojnë strategji fituese.

Tags: horoskopi

të fundit

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

4 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

5 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

5 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

5 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

5 minutes ago

Sky News: Protests against Rama escalate in Tirana, Molotov cocktails thrown at police and unrest outside the prime minister’s office

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

6 minutes ago