lifestyle

Horoskopi 24 nëntor: Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Hëna mund të sjellë emocione të forta për ju. Ndoshta jeni ndjerë të parëndësishëm në një marrëdhënie të mëparshme. Është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar emocionet e reja.

Të lidhura

None found

Demi

Një marrëdhënie e cila mund të ketë qenë jo e shëndetshme për ju, mund të vijë në memorien tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të zemëruar. Ju duhet të hiqni dorë nga kujtimet e trishtuara dhe të jeni plotësisht të fokusuar te e ardhmja.

Binjakët

Mund të keni nëj dëshirë të fortë për të qenë pranë miqve tuaj. Miqtë janë si pasqyra. Pra, nëse dikush ju jep komente konstruktive, dëgjoni. Problemet me financat që ju kanë shoqëruar deri tani, do të zhduken me Hënën që lëviz nga Peshqit në Dash.

Gaforrja

Jeni përpjekur të fitoni dashuri nga dikush, por gjërat nuk kanë ndodhur ashtu siç keni shpresuar? Ju nuk duhet të përpiqeni për dashurinë, edhe pse mund të mos e kuptoni se po përpiqeni ta fitoni atë. Ajo që është e shkruar do ta gjejë rrugën dhe do të vijë vetë tek ju.

Luani

Ju mund të keni nevojë për një mentalitet të ri kur bëhet fjalë për dashurinë dhe marrëdhëniet. Ndoshta ju ende po i shihni gjërat nga një lente e vjetër dhe është koha për të larguar energjinë negative që ju pengon të jeni të gëzuar.

Virgjëresha

Dashuria është diçka për t’u ndarë, por ndonjëherë ka histori që zbulojnë anën më të shëmtuar të marrëdhënieve dhe janë të pakëndshme për t’u zbuluar.  Megjithatë, e juaja mund të jetë e dobishme për dikë që ka nevojë të dëgjojë përvojat tuaja. Ndarja e historisë tuaj me dikë mund t’ju ndihmojë të shëroheni, por gjithashtu t’i jepni një shoku një ndjenjë shprese.

Peshorja

Emocionet që lidhen me ndjenjën e zhgënjimit mund të jenë dërrmuese, por ato ndodhin për një arsye. Për të dashuruar dikë të ri, mund t’ju duhet të pranoni se jo të gjithë janë të njëjtë. Duhet të rrezikoni dhe do të jetë e vështirë.

Akrepi

Ju mund të keni një rutinë që duhet të ndryshojë. Ndoshta e keni ndërtuar si një mekanizëm mbrojtës pa e kuptuar. Ju mund të jeni gati të ndryshoni ose të eksploroni se çfarë ndodhi dhe pse.

Shigjetari

Ju mund të mos keni dëshirë të filloni gjëra romantike me dikë dhe kjo ju mbyll këtë anë të zemrës dhe keni nevojë për të që të ndiheni të gjallë. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për ju që të vlerësoni ndjenjat tuaja dhe të gjithë situatën.

Bricjapi

Ndonjëherë mosfunksionimi i familjes nuk është i lehtë për t’u vënë re, por me kalimin e kohës, ju i shihni gjërat ashtu siç janë. Familja juaj e origjinës mund të jetë një nga arsyet pse jeni ndjerë të lënduar në të kaluarën. Ju mund të keni mësuar të lidheni me dashurinë në një mënyrë që nuk ishte e shëndetshme.

Ujori

Konfuzioni mund t’ju ‘pushtojë’ ditën e sotme dhe mund të mos e dini nëse vërtet dëshironi të qëndroni beqarë apo në një lidhje tani. Është mirë të flisni për ndjenjat dhe dëshirat tuaja, por mund të mos jetë e rehatshme për ju.

Peshqit

Gjërat negative që ju kanë ndodhur në të kaluarën mund t’ju kenë lënduar më shumë se duhet. Mos e lini veten të kapeni pas gjërave sepse keni frikë se historia do të përsëritet. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të mësuar se disa njerëz thjesht janë kalimtarë në jetën tuaj.

Tags: horoskopi

të fundit

Hoxha: 50 milionë denarë investime për infrastrukturën në Idrizovë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski,vizitoi Idrizovën, Komuna e Gazi Babës,…

5 minutes ago

Kushner discusses implementation of Gaza ceasefire agreement with al-Sisi

Jared Kushner, i dërguari dhe dhëndri i Donald Trump, zhvilloi bisedime në El Alamein me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi…

5 minutes ago

Zhupa Raises Alarm Over Electrical Substation Conditions in Saranda: Urgent Inspection Needed Before an Incident Occurs

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur…

6 minutes ago

Wildfires Remain Active in Dibër and Tirana, Homes Out of Danger as Firefighting Operations Continue

Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar…

6 minutes ago

Hurricane “Lala” Sweeps Across Hawaii, Causing Flooding and Landslides, Leaving 115,000 Households Without Power

Një uragan i fuqishëm ka përfshirë Hawain, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të shumta. [...] Read More... The…

7 minutes ago

NATO Shoots Down Another Suspected Russian Drone in Romania, Fourth Incident This Year

Një tjetër incident serioz ndodhi në Rumani, pasi një avion luftarak spanjoll F-18, që merrte pjesë në një mision policimi…

7 minutes ago